Lajme

Java XXVI: Hajvalia - Prishtina 0-1

Java XXVI: Hajvalia - Prishtina 0-1

Golin e vetëm të fitores e ka shënuar Mergim Pefqeli 15’

Debatik Curri

Kizhnicë, 14 prill, 2017 – Bardhekaltrit kanë arritur fitoren e katërt rresht. Por, përball skuadrës, tani të përshëndetur nga elita e futbollit tonë dhe me të gjithë futbollistët e rinj, asnjë mbi 20 vjeç, është e pafalshme të humben aq shumë raste të pastra, sidomos në pjesën e parë. E pjesa e dytë ishte edhe më e dobët, më nuk kishte as raste dhe u humb edhe penalltia, e dyta rresht në dy ndeshje. Ndërsa në fund vendasit edhe e fërfëlluan pingulen e Prishtinës.

Thjesht ishte ndeshje që duhet harruar e mos u përsëritë më!

Lorik Maxhuni

Java XXVI:

Hajvalia – Prishtina 0:1 (0:1)

Golashënues: Mergim Pefqeli 15’

Shikues: afër 200

Gjyqtarë Isak Cerroviku (Mt), Jakup Musolli (Pd), Erduan Baliqi (Mt) – Tefil Maloku (Pd)

KV: A. Miftari, T. Salihu

Pozitat jashtë lojës: Haj 1-3 Pri

Kornerët: Haj 3-7 Pri

Gjuajtjet totale: Haj 2-14 Pri

Gjuajtjet në portë: Haj 1-6 Pri

Hajvalia: 92. Armend Miftari – 21. Kushtrim Sogojeva, 5. Mal Rezniqi, 6. Blert Rashiti, 2. Shpat Tabaku (23. Toni Salihu – 84’), 22. Liridon Leci, 17. Edison Kqiku, 10. Egber Vitija, 8. Aid Zeqiri (9. Muhamet Salihu – 84’), 7. Velson Morina, 11. Malsor Ajeti (27. Armend Ajeti – 27. Armend Misini – 46’). Kryetrajner: Emin Bajrami.

Prishtina (4-3-3): 1. Alban Muqiqi – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 13. Liridon Leci, 93. Mergim Neziri – 6. Debatik Curri, 7. Lorik Boshnjaku, 8. Endrit Krasniqi (10. Gentrit Begolli – 68’) – 77. Mergim Pefqeli (16. Genc Hamiti – 86’), 15. Gauthier Mankenda, 25. Basit Abdul Khalid (9. Shend Kelmendi – 68’). Zëvendësues: Visar Bekaj, Gentrit Dumani, Liridon Kukaj, Arbër Hoxha. Kryetrajner: Arsim Thaqi.

Hajvalia - Prishtina 0-1

Komenti:

Bardhekaltrit nga minuta e parë filluan të atakonin portën mysafire. Dhe kjo nguti, jo lojë e shpejtë, por nguti, sikur më, por nguti, sikur më shumë i pengonte se sa që i ndihmonte. Sidoqoftë, Mergim Pefqeli shpejt ç’bllokoi rezultatin dhe me golin e tij të dytë brenda dy jave i solli skuadrës gjashtë pikë. Rastet, sidomos në pjesën e parë nuk ndaleshin, por realizimi ishte i barabartë me katastrofal. Sidomos sulmuesi Khalid nuk e kishte ditën, por hiq më të mirë nuk u treguan as tjerët.

Pjesa e dytë ishte edhe më e vakët. Sërish Khalid u tregua i pasaktë, kurse Begolli edhe pse nxori penallti, e gjuajti atë nga pika e bardhë, por e priti portieri vendas. Pra, mosefikasiteti, e në pjesën e dytë edhe loja e dobët, e përcolli skuadrën deri në fund të ndeshjes e kur vendasit shumë lehtë nga rasti i dytë mund të ndëshkonin.

Thamë në fillim, ndeshje që duhet harruar, sepse po u përsërit kjo, skuadra zor që mund të ndjekë titullin deri në fund, edhe ashtu me distancë fund, edhe ashtu me distancë momentale prej pesë pikëve.

Ndeshjen e javës së XXVII, Prishtina e pret në Kastriot në fundjavën e ardhshme Gjilanin.

Basit Abdul Khalid

Minutë pas minute:

3’ Maxhuni bukur e fut në zonë Khalid i cili i vetëm me portier gjuan keq-jashtë.

9’ Vendasit ekzekutojnë këndoren nga e majta, del portieri Muqiqi që nuk mundi të largoj më tutje dhe nga krahu i djathtë gjuan furishëm Tabaku nuk pati fat, topi devijohet paska dhe këndore përsëri.

Mergim Pefqeli

15’ Vendasit gabojnë zonë, Neziri nga e majta qon topin në krahun tjetër te Mankenda që asiston për Mergim Pefqelin nga 13-14 metra gjuan fortë dhe saktë – 0:1.

22’ Boshnjaku provon nga 20 metra, jashtë.

Lorik Boshnjaku

25’ Boshnjaku nga mesfusha te Neziri majtë, harkon ulët për Krasniqin gjuajtjen e të cilit e pret portieri Miftari, nga topi i kthyer gjuan Khalid, lartë.

30’ Leci provon nga distanca, e lartë.

Liridon Leci

32’ Khalid pranon top të mirë dhe del me portierin vendas që gjuan drejt në të.

36’ Nga gjuajtja e lirë, ballore, Dallku e qëllon pingulen e majtë.

Armend Dallku

42’ Mankenda gjuan fortë nga 14-15 metra, pret edhe njëherë portieri Miftari.

52’ Mankenda provon me gjuajtje ballore, e lartë.

53’ Sërish gjuan Mankenda, sërish pret portieri vendas dhe kap topin pas tentimit të dytë.

Gauthier Mankenda

65’ Mankenda vjedh topin nga e djathta, e pason për Khalid dhe nga pozitë e lirë ballore 14-15 metra gjuan lartë. Sot nuk është dita e tij.

70’ Mankenda del i vetëm me portier, në momentin e fundit pengohet, s’ia del të gjuaj, por nuk gjykohet as penallti.

72’ Boshnjaku me top të përkryer qet Begollin me portierin vendas i cili e ndal në mënyrë të palejueshme dhe gjyqtari Cerroviku sinjalizon në pikën e bardhë.

Gentrit Begolli

73’ Gentrit Begolli e gjuan penalltinë në e djathtë, por e pret portieri Armend Miftari.

79’ Boshnjaku harkon nga këndorja e majtë, Pefqeli nga e shtylla e dytë gjuan me kokë plogësht e jashtë. 

90’ Curri nis ndërprerjen, Mankenda e kthen djathtë te Boshnjaku që harkon para portës, Begolli shënon me kokë, por goli anulohet mjaft diskutueshëm nga gjyqtari anësor Baliqi për pozitë jashtë lojës.

90+2’ Vendasit organizojnë aksion të shpejtë nga e djathta dhe në fund ish-futbollisti i kategorive të reja të Prishtinës, Muhamed Malolu, gjuan rrëmbyeshëm dhe me gjasë portieri Muqiqi e prek aq pak sa topi fërfëlliu pingulen e topi del jashtë.

Deklaruan:

Arsim Thaqi, kryetrajner i Prishtinës: E kam pritur se do të jetë vështirë, duke llogaritur që edhe stinorin e kaluar Prishtina e kishte vështirë me Hajvalinë duke luajtur baras. Por, me të gjitha problemet që kemi pasur brenda lojës, më gëzon fakti që kemi fituar ndeshjen, tre pikë të reja dhe fitorja e katërt rresht prej që kam ardhur unë trajner. Normalisht, kur nuk i shfrytëzon rastet mundësh edhe të pësosh si ajo në minutën e fundit dhe pastaj do të ndryshonte komplet qasjen e ekipit për të ardhmen. Ne duhet përmirësuar, Prishtina si klub i madh din të reagoj ndryshe me klubet tjera, kurse në ndeshje si këto, ne e neglizhuam lojën dhe e nënçmuam kundërshtarin. Mos realizimi i rasteve sikur na vuri në presion, por sidoqoftë ne e kemi kontrolluar lojën dhe jam i kënaqur me fitoren, por jo me lojën jobindëse.

Emin Bajrami, kryetrajner i Hajvalisë: Ne jemi të vetëdijshëm që kemi luajtur kundër klubit të madh, Prishtinës, realitet ky dhe ashtu siç kam pritur, çunat kanë dhënë maksimumin duke luajtur shumë mirë faktikisht, sidomos të disiplinuar në defensivë. Pra, përball cilësisë dhe kualitetit që ka Prishtina, jam i kënaqur me këta djelmosha dhe do të vazhdojmë kështu në vazhdimësi për treguar lojëra të mira dhe të dëshmojmë që kemi personalitet. Kam thënë se kemi ekip me shumë perspektivë me lojtarë të ri dhe brenda një viti do të jetë kundërshtar shumë i fortë, pa marrë parasysh se ne tani jemi dorëzuar për mbijetesë. Por, vendimi i kryesisë që këtë ekip ta mbaj për vitin e ardhshëm jam i sigurt që brenda një vitit do të rikthehemi këtu në elitë sërish.

Avni Durmishi