Lajme

Java XXVI: Prishtina – Hajvalia

Java XXVI: Prishtina – Hajvalia

Bardhekaltrit të përqendruar maksimalisht

Prishtinë, 13 prill, 2017 – Prishtina me skuadrën nga paralagjja e Prishtinës, Hajvalinë, kërkon fitoren e katërt rresht.

Por, skuadra e Hajvalisë, edhe pse që moti është përshëndetur nga Superliga, ka ditur të befasoj bardhekaltrit, andaj futbollistët bardh e kaltër do të jenë qindpërqindtë të vëmendshëm duke mos dashur t’ia lënë rastit asgjë.

Java XXVI

Hajvalia – Prishtina

E premte, 14 prill – ora: 15.00

Stadiumi në Kizhnicë

Gjyqtarë: Isak Ceroviku (Mt), Jakup Musolli (Pd), Erduan Baliqi (Mt) – Tefik Maloku (Pd)

A.Thaqi: Qasje maksimale për fitoren e katërt rresht

“Ndeshjes me Hajvalinë padyshim që do t’i qasemi maksimalisht seriozisht, ashtu siç kemi vepruar edhe në tre ndeshjet e fundit të fituara. Pra, për ne është shumë me rëndësi të arrijmë edhe fitoren e katërt rresht”, ka thënë kryetrajneri, Arsim Thaqi.