Lajme

Java XXVII: Ballkani – Prishtina

Java XXVII: Ballkani – Prishtina

Ndeshje përcaktuese në Therandë

Prishtinë, 3 prill 2021 – Ballkani nesër e pret Prishtinën në kuadër të javës së 27-të. Distanca ndërmjet skuadrës së parë në renditje dhe asaj të tretës është vetëm 4 pikë. Vendasit do të luftojnë ta thellojnë epërsinë, kurse mysafirët për ta ngushtuar atë. Thjesht ndeshje mjaft përcaktuese për vazhdimin e luftës për titull.

Dy skuadrat në këtë edicion kanë nga një fitore në fushën e saj, Ballkani 2:1 ndërsa Prishtina po ashtu me rezultat, 2:1.

Në fakt, bardhekaltrit nuk kanë gëzuar formë në dy ndeshjet e fundit kampionale duke marrë vetëm një pikë dhe duke iu bashkëngjitur edhe ndeshjen për Kupë, janë tre ndeshje pa shënuar gol. Dhe, nuk ka rast më të mirë se sa ndaj liderit të tregohet forca e skuadrës dhe me fitore të rikthej fuqishëm betejën për titull.

Skuadrës për këtë ndeshje i rikthehen edhe dy mungesat e theksuara ndaj Gjilanit, mesfushori Qendrim Zyba dhe sulmuesi Alban Shillova.

Java XXVII
Ballkani – Prishtina
E diel, 4 prill – ora: 15.00
Stadiumi i qytetit
Gjyqtarë: Sh. Murtezi, E. Bicaj, F. Jashari, S. Isufi
Drejtpërdrejt në Artmotion