Lajme

Java XXVII: Ballkani – Prishtina 0-1

Java XXVII: Ballkani – Prishtina 0-1

Prishtina vazhdon luftën për titull

Ballkani - Prishtina 0-1 Gledi Mici

Prishtinë, 4 prill 2021 – Prishtina sot jo vetëm që fitoi me meritë, por me lojën e treguar na dha shenja që nuk e ka ndërmend të dorëzohet në luftë për titull. Futbollistët prishtinas ishin jashtëzakonisht të disponueshëm duke dhënë më të mirën e tyre për njërën prej paraqitjeve më të mirë në këtë edicion.

Ballkani - Prishtina 0-1 Lorik Boshnjaku

Në fakt mjaftoi autogoli i ish-kapitenit të Prishtinës, Armend Thaqi (34’) pas aksionit shumë të mirë nga krahu i djathtë dhe daljes para portës nga Besnik Krasniqi i cili në shënjestër kishte futbollistin prishtinas në anën e majtë i cili do të dilte po ashtu i vetëm me portën.

Ballkani - Prishtina 0-1 Leutrim Kryeziu

Prishtinën këto tre pikë e mbajnë larg Dritës 4 pikë dhe Ballkanit 1 pikë.

Prishtina të mërkurën zhvillon gjysmëfinalen e parë ndaj Llapit, kurse në fundjavë udhëton në Skenderaj ku në kuadër të javës së 28-të ndeshet me Drenicën.

Ballkani - Prishtina 0-1

Java XXVII

Ballkani – Prishtina 0-1 (0-1)

Golashënues: Armend Thaqi (autogol) 34’

Gjyqtarë: Shpetim Murtezi, Elvis Bicaj, Fatlum Jashari, Selim Isufi

KV: Potoku, Daku – Zyba

Pozita jashtë lojës: Blk 1-4 Pri

Kornerët: Blk 3-6 Pri

Gjuajtjet totale: Blk 8-6 Pri

Gjuajtjet në portë: Blk 2-4 Pri

Ballkani: 92. Damir Ljuljanoviç – 2. Armend Thaqi, 14. Egzon Sinani (5. Visar Berisha – 76’), 32. Bajram Jashanica, 3. Arbër Potoku /c/, 11. Meriton Korenica (8. Kushtrim Gashi – 46’), 20. Edvin Kuç, 10. Nazmi Gripshi, 9. Arbër Hoxha, 99. Mevlan Zeka (17. Ermal Krasniqi – 62’), 19. Mirlind Daku. Kryetrajner: Blendi Shkëmbi.

Prishtina: 12. Ardit Nika – 2. Besnik Krasniqi, 5. Lumbardh Dellova, 28. Leotrim Bekteshi, 3. Gledi Mici – 7. Lorik Boshnjaku /c/, 88. Sabien Lilaj (4. Tun Bardhoku – 90+2’), 20. Qendrim Zyba, 10. Endrit Krasniqi, 23. Leonit Abazi (15. Gauthier Mankenda – 88’), 9. Leutrim Kryeziu (17. Alban Shillova – 90+3’). Zëvendësues: Eglant Haxho, Mergim Pefqeli, Enis Gavazaj, Albin Prapashtica. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

FC Prishtina

Rastet/goli:

Ballkani - Prishtina 0-1 Ardit Nika

6’ Potoku gjuan nga distanca, kap Nika.

14’ Aksion i rrjedhshëm i Prishtinës, Endrit Krasniqi pranon top para zonës dhe shtyn topin përpara dhe papritmas gjuan në këndin e majtë, por portieri vendas nuk befasohet duke intervenuar dhe shpëtuar gol të sigurt.

Ballkani - Prishtina 0-1 Endrit Krasniqi

24’ Mici e harkon gjuajtjen e lirë nga krahu i majtë, topi dëbohet jashtë zone dhe Lilaj gjuan me të parën, topi devijohet dhe kap Ljuljanoviç.

Ballkani - Prishtina 0-1 Sabien Lilaj

Ballkani - Prishtina 0-1 Besnik Krasniqi

34’ Aksion shumë i mirë i Prishtinës nga e djathta të cilët me disa pasime dalin në zonë nëpërmjet Besnik Krasniqit i cili po kërkonte futbollist të lirë krahun tjetër e që me vrapim të shpejtë po nxitonte Leonit Abazi, por Armend Thaqi intervenon duke e evituar topin, por jo saktë, topi futet në rrjetë – 0-1.

38’ Hoxha harkon nga e majta, Zeka brenda zonës zgjat këmbën, prek topin, por për pak jashtë.

Ballkani - Prishtina 0-1 Besnik Krasniqi

39’ Ballkani me dy-tre pasime me saktësi del me Dakun i vetmuar me portierin Nika, por as nuk e pranon mirë e as nuk gjuan saktë, jashtë pingules. Ishte rasti më i mirë dhe i fundit i vendasve.

Ballkani - Prishtina 0-1 Lumbardh Dellova

51’ Mici harkon nga e majta, Kryeziu e prek me kokë, topi shkon në kahun tjetër te Endrit Krasniqi i cili tenton mjeshtërisht dhe dinakërisht, intervenon portieri shumë i mirë venda.

52’ Këndore, topi vazhdohet para zonës te Besnik Krasniqi që e harkon te Bekteshi i cili i vetëm me portier gjuan me kokë, por topi del jashtë afër pingules.

Ballkani - Prishtina 0-1 Leotrim Bekteshi

64’ Zyba me një veprim mashtrues kalon futbollistin e afërt, dhe gjuan nga më se 18 metra, për pak, jashtë pingules.

Ballkani - Prishtina 0-1 Qendrim Zyba

83’ Daku provon gjuajtje me kthim, devijohet dhe e lehtë për Nikën.

90’ Hoxha depërton nga e majta e gjuajtja e tij ballore përfundon shumë lartë.

Ballkani - Prishtina 0-1 Leutrim Kryeziu

Deklaruan:

Zekirija Radamani:
Një derbi i vërtet. Me të vërtet treguam kualitetin tonë të vërtet, agresiviteti ishte në nivelin më të duhur, dëshira për ta fituar ndeshjen. Iu thash edhe para ndeshjes se duhet të luajmë për të shënuar gol, sepse ndoshta ai gol do të ishte ose i barazimit ose i fitores dhe çka doli që më të vërtet një gol ishte i fitores. I uroj futbollistë si për fitoren, si për angazhimin, sepse sot vërtet treguam fytyrën e vërtetë të Prishtinës. Kur edhe me 13 pikë larg mendonim që titulli është i arritshëm, tani me katër pikë unë mendoj që duhet të jemi optimist të mëdhenj dhe deri në fund duhet dhënë maksimumin, sepse këto tre pikë këtu n ë Suharekë të japin motiv të luftojmë deri në pikën e fundit, deri sa të ekziston teoria e arritjes së titullit. Njëherë sot do të shijojmë fitoren, kurse nga nesër fillojnë përgatitjet për gjysmëfinalen e Kupës ndaj Llapit, skuadër kjo e cila objektivin kryesor e ka Kupën dhe ku ne duhet dhënë maksimumin për të treguar fytyrën tonë të vërtet që të dalim në finale. 

Lorik Boshnjaku:
Fitore që na e rikthen vetëbesimin shumë. Një fitore shumë e mundimshme, por njëkohësisht edhe shumë e rëndësishme, sepse jemi rikthyer pas dy-tre ndeshjeve që ndoshta kemi qenë pak jo të fokusuar qindpërqindtë, por ky ishte momenti i fundit që të na shpërblehej shpirti luftarak dhe të cilën të gjithë e duan Prishtinën kështu në çdo ndeshje. Besoj që kjo fitore në fund të jetë e kampionit.