Lajme

Java XXVII: Prishtina – Besa 1-0

Java XXVII: Prishtina – Besa 1-0

Me golin e Januzit edhe tre pikë të çmuara

Pejë, 14 prill 2018 – Prishtina sot me meritë si vendase ka mposhtur Besën në fushën e saj. Bardhekaltrit zhvilluan pjesën e parë shumë mirë duke krijuar raste të pastra nga aksione të mirëfillta, por që mungoi përqendrimi para portës. Ndërsa pjesa e dytë ishte shumë më e plogësht dhe futbollistët sikur u kënaqën me epërsinë minimale, e cila megjithatë sjellë tre pikë të çmuara dhe tani skuadra ka pikët e barabarta me liderin Dritën që e zhvillon nesër ndeshjen e saj.

Bardhekaltrit as pas kësaj fitore nuk kanë kohë për të pushuar pasi që të mërkurën duhet të mbrojnë fitoren nga ndeshja e parë 1:0 kundër Vushtrrisë vendase në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës.

Java XXVII

Prishtina – Besa 1-0 (1-0)

Golashënues: Ahmed Januzi 29’

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Shikues: 200

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Imran Kabashi (Mt), Jakup Musolli (Pd) – Bardh Ajeti (Pd)

KV: A. Bashiru, G. Mankenda – L. Balaj

Pozita jashtë lojës: Pri 2-2 Besa

Kornerët: Pri 3-4 Besa

Gjuajtjet totale: Pri 14-4 Besa

Gjuajtjet në portë: Pri 6-0 Besa

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 88. Përparim Osmani, 4. Armend Dallku /c/, 3. Arago Jamal, 13. Abdul Bashiru – 20. Shqiprim Taipi (7. Lorik Boshnjaku – 70’), 66. Ergyn Ahmeti (21. Blend Baftiu – 75’), 29. Drashko Bozhoviç – 15. Gauthier Mankenda (11. Liridon Fetahaj – 84’), 17. Arbër Hoxha, 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Lorik Maxhuni, Agon Xhaka, Mergim Pefqeli. Kryetrajner: Mirel Josa.

Besa: 1. Visar Haxhijaj – 6. Benjamin Rexhoviç, 4. Mergim Rexhaj, 13. Floren Papuqi /c/, 2. Rinor Kuqi, 8. Donart Sheqerolli, 24. Liridon Balaj, 9. Adis Salihu, 14. Eliv Hysenaj (5. Rinor Berisha – 73’), 22. Robert Gjeraj, 7. Fatmir Mullabeqiroviç. Kryetrajner: Valdet Shoshi.

Komenti:

Sikur sot skuadra të fitonte të paktën edhe me një gol tjetër të shënuar, mund të thuhej se skuadra luajti aq sa iu deshtë, edhe pse as skuadra “vendase” e Besës pothuajse asnjëherë nuk rrezikoi portierin Bekaj. Pra, Prishtina e kishte lojën në dorë dhe vetëm me rastet e pjesës së parë mund të mbyllte ndeshjen. Por, duhet pranuar se në fund me përqendrim maksimal u luftua që pejanëve mos t’iu lejohej asnjë rast, çka edhe ndodhi, por sipas lojës rezultati duhej të ishte shumë i thellë. Raste të pastra lëshuan Bozhoviç e Hoxha, e sidomos rasti i Mankendës kur kaloi edhe portierin është e pafalshme që se si nuk shënoi.
Përndryshe Januzi sot ka shënuar golin e 6-të kampional dhe të 8-in sezonal.

Minutë pas minute:

5’ Aksion i përkryer: Taipi nga mesfusha ia vazhdon Hoxhës i cili kalon ndjekësin e tij dhe pastaj e kthen te pika e penalltisë kur Bozhoviç kalon dy futbollistë, por jo edhe kapitenin Papuqin i cili shtrihet dhe ia devijon gjuajtjen që po shkonte drejt rrjetës dhe doli mbi tra në këndore.

13’ Bashiru për mrekulli e rivënë topin nga anësorja te Januzi i cili vetëm ia shtyn këmbëshpejtit Mankenda i cili del para portierët dhe e kalon nga e majta, por u frikësua të gjuante me të parën nga e majta, një futbollist pejan po vraponte të zinte rrezen e portës, deri tentoi të qite topin në të djathtën, tani më ishte vonë, aq shumë u vonua sa portieri njëherë i mposhtur, Haxhijaj, e kap topin. E pafalshme për Mankendën.

17’ Balaj rrezikshëm nga ndërprerja nga e djathta afër vijës anësore kroson në zonë, Rexhaj provoi të gjuante me kokë, portieri Bekaj e preku pak e në shtyllën e dytë për fat u vonua një futbollist tjetër pejan dhe topi skaj pingules e në këndore.

22’ Arago e vazhdon topin majtë te Hoxha që për mrekulli harkon në shtyllën e parë e ku bukur u shkëput e gjuan Januzi, por nuk ia doli të drejtonte topin në rrjetë, e preku vetëm pak dhe jashtë pingules së dytë.

28’ Dallku me horizontale të lartë e qet Hoxhën veç me portier, gjuajtja e të cilit u prek pak nga portieri e qëlloi traversën deri sa pejanët evituan rrezikuan para Januzit duke e dërguan topin në këndore.

29’ Pejanët sikur nuk e duruan presionin dhe lojën e mirë të vazhdueshme të Prishtinës, kapiteni Papuqi gaboi, e Ahmed Januzi për mrekukulli e shfrytëzoi dhe daljen e portierit e zgjidhi situaten duke e paraboluar nga mëse 22 metra pak nga e djathta – 1:0.

50’ Bukur Bozhoviç nga e majta prej ndërprerjes kroson, në shtyllën e dytë shkëputet e gjuan me kokë Januzi, por portieri pejan ishte mirë i vendosur e kap topin.

58’ Gjeraj megjithë moshën depërton nga e djathta e gjuan nga distanca, por e pafuqishme dhe e pasaktë, jashtë.

59’ Jonuzi përpak përfitoi nga një top para zonës që e goditi me të parën, por portieri Haxhijaj e prejt duke e dëbuar me shuplakë.

69’ Harkimin prej ndërprerjes nga e djathta, pas shkëputjes, Rexhoviç e gjuajti fortë, por lartë.

71’ Gjeraj sot shumë u mundua, por ishte i pafuqishëm të jepte më shumë se sa një gjuajtje nga distanca, por tepër lartë.

79’ Bozhoviç harkon këndoren e majtë, nga shtylla e dytë Dallku gjuan me kokë lartë.

83’ Mankenda pas depërtimit dhe futjes në zonë nga e djathta, sa provon pasimin në shtyllën e dytë, sa të befasoj portierin i cili megjithatë në pozitë mjaft të vështirë duke kapur topin largon rrezikun.

85’ Bozhoviç nga gjuajtja e lirë pothuajse të këndorja e djathtë harkon fortë e topi përfundon në kahun tjetër ku pasohet me gjuajtjen e ulët të fortë të Dallkut, por portieri pejan nuk befasohet, kap topin.

Deklaruan:

Mirel Josa:
Loja përfundon 90-minuta dhe ne vetëm jemi dëshmitar se çfarë ka ndodhur më përpara me ne. Kështu që nga pjesa e parë jam i kënaqur me mënyrën se si lëvizi skuadra, me rastet që krijoi. Ndërsa në pjesën e dytë të them të drejtën nuk jam fare i kënaqur. Ne duhet të dinim të menaxhonim më mirë lojën dhe të godisnim për golin e dytë, pavarësisht se ne nuk u rrezikuam, por ne e kemi shumë parasysh se si kanë shkuar rrjedhat e ndeshjeve tjera dhe eksperienca jonë s’është fare e mirë në këtë drejtim. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, duhet gëzuar vetëm tre pikëve dhe të freskojmë skuadrën për ndeshjen e Kupës. 

Ahmed Januzi: S’ki çfarë të mendosh kur fiton, nuk mund të filozofosh më shumë duke këqyrë diçka më shumë. Fitorja dhe pikët janë më rëndësi, të cilat ishin të vështira edhe për shkak nxehtit të madh në të cilën ende nuk jemi adaptuar të luajmë. Sidoqoftë, jemi të kënaqur, pa marrë parasysh se është dashur të shënojmë edhe ndonjë gol tjetër, por unë për vete jam i kënaqur.

Valdet Shoshi, kryetrajner i Besës: E kemi ditur se Prishtina ka qenë favorit absolut duke e ditur fondin dhe kualitetin e lojtarëve që posedon. E duke i ditur mungesat tona kemi qenë të vetëdijshëm duke i dhënë rastin edhe lojtarëve të rinj duke punuar gjatë tërë javës që të paraqitemi sa më mirë. Edhe Prishtina kishte dominimin dhe rastet në pjesën e parë, ne mjaft mirë u pozicionuam në detyrat defensive e ku mirë qëndruam. Mirëpo kemi mundur ndoshta nja dy-tre gjysmëraste të rrezikojmë pak më seriozisht, mirëpo u vërejt mungesa e Kasapit dhe e Gashit. Unë jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e futbollistëve e ku Prishtina me plotë meritë i morri tre pikë.