Lajme

Java XXVII: Prishtina – Feronikeli 3-1

Java XXVII: Prishtina – Feronikeli 3-1

Bardhekaltrit rikuperohen nga barazimi në Podujevë

Prishtina - Feronikeli 3-1

Prishtinë, 29 qershor 2020 – Prishtina ia shkaktoi Feronikelit humbjen e parë pas tetë ndeshjeve rresht pa humbe, por ç’është më rëndësi, bardhekaltrit më në fund fitojnë pas tre humbjeve përball kampionëve aktual.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Ahmed Januzi

Me golat e John (11’), Mankenda-s (45’+1) dhe Januzit (57’), ka siguruar tre pikët e arta që e afron skuadrën sërish -4 pikë nga Drita. Golin e vetëm për mysafirët shënoi Dabiqaj (13’).

Prishtina - Feronikeli 3-1

Prishtina sot shkëlqeu me lojë, me shumë raste shënimi dhe mbi të gjitha me rezultat. Kjo fitore jep shenja që skuadrës barazimi në Podujevë i ka ndodhur rastësisht dhe reagimi ishte i menjëhershëm që në ndeshjen pasuese.

Prishtina në fundjavë e pret Drenicën në kuadër të javës së XXVIII.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Endrit Krasniqi

Java XXVII

Prishtina – Feronikeli 3-1

Golat: Oto John 11’, Gauthier Mankenda 45’+1, Ahmed Januzi 57’ – Albert Dabiqaj 13’

Pa shikues:

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Edmond Zeqiri (Pd), Erduan Baliqi (Mt) – Erdall Zasella (Mt)

KV: Mankenda, Boshnjaku, Bekteshi, Korenica – Dabiqaj

Pozita jashtë lojës: Pri 2-4 Frn

Kornerët: Pri 10-7 Frn

Gjuajtjet: Pri 11-6 Frn

Gjuajtjet në portë: Pri 9-5 Frn

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 8. Ahmet Haliti, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Tun Bardhoku – 7. Lorik Boshnjaku (22. Labinot Ibrahimi – 86’), 20. Qendrim Zyba (88. Ardit Hila – 75’), 6. Endrit Krasniqi (10. Meriton Korenica – 86’) – 15. Gauthier Mankenda (11. Kreshnik Uka – 73’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Ermal Vitija, Dhurim Zhuri. Kryetrajner: Armend Dallku.

Feronikeli: 93. Deniz Troshupa – 20. Besmir Bojku, 5. Drilon Lladrovci /c/, 61. Princ Balde, 99. Yll Hoxha (15. Lorent Shala – 86’), 6. Astrit Thaqi (27. Met Millaku – 62’), 4. Albert Dabiqaj, 7. Mendurim Hoti (10. Medjon Hoxha – 86’), 11. Jean Da Silva (33. Krsiti Kullaj – 64’) 9. Mevlan Zeka, 16. Van Dave Harmon (14. Nicholas Andrews – 62’). Kryetrajner: Afrim Tovërlani.

Prishtina - Feronikeli 3-1

Komenti:

Skuadra prishtinase kishte tre mungesa të theksuara, dy lëndimeve të Miftarajt e Ahmetit iu shtua edhe një lëndim, megjithatë jo aq serioz, i Abazit.

Por, bardhekaltrit hynë furishëm në ndeshje dhe pas matjes së forcave të zakonshme në fillim, pasoi një kundërzbritje vrastare me katër proteza, dëbimi i topit pas ndërprerjes, pasimi i Krasniqit djathtë te kapiteni Thaqi që realizoi asistimin e 10-të e John i pagabueshëm për golin e 9-të kampional.

Megjithatë vendasit u shokuan pas një këndoreje që kishte apo s’kishte kaluar vijën, nga pas harkimit të Sillva-s, i vetëm u harrua, sot futbollisti më i mirë i mysafirëve, Dabiqaj.

Prishtina pastaj rreshtoi dy raste që s’duhej humbjen, me Mankendën e Januzin – të dy rastet priti portieri, por më fund pas trysnisë së madhe, gjuajtjes së Krasniqit nga afërsia dhe dëbimit të shkurtë nga portieri, përfitoi Mankenda që shënoi golin e tij të 2-të kampional.

Pjesa e dytë foli në tërësi në të mirë të prishtinasve duke i lejuar vetëm një rast, por Bekaj nga afërsia ndali gjuajtjen e Zekes pas rezultatit 3-1, kur Zyba me këmbën e tij të artë asiston Januzin majtë i cili si në ditën më të mira kaloi kundërshtarin e nga pozitë anësore e vështirë mposhti portierin Troshupa. Ishte ky asistimi i parë i Zybës, e goli i 12 i Januzit dhe tani ka vetëm 1 gol më pak se Arb Manaj i Trepçës ’89.

Përndryshe, megjithëse 5 kartonë të verdhë, prej tyre 4 prishtinasit, ndeshja ishte korrekte falë më së shumti skuadrës mysafire që luajtën vetëm futboll të pastër.

Minutë pas minute:

Prishtina - Feronikeli 3-1 Oto John

11’ Gjuajtjen e lirë të mysafirëve e dëbojnë vendasit, Krasniqi me shpejtësi e shërben Thaqin djathtë e ky prapa shpinës së mbrojtjes mysafire John-in i cili sapo u afrua pranë zonës gjuajti me gjakftohtësi për 1:0.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Oto John

13’ Këndore që prishtinasit u ankuan që nuk kaloi vija, nga e majta e harkon Sillva, i papenguar e mbase i harruar, Dabiqaj vendos topin me gjuajtje me kokë në rrjetë – 1:1.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Albert Dabiqaj - Ahmed Januzi

17’ Krasniqi provon gjuajtjen nga distanca, jashtë.

24’ Aksion i mirë i Feronikelit mbyllet me gjuajtjen e fortë e të ulët të Bojkut, Bekaj pas intervenimit të dytë kapi topin.

26’ Thaqi harkon si me dorë nga e djathta, edhe më bukur gjuan Januzi, por pret e shpëton Troshupa.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Ahmed Januzi

Prishtina - Feronikeli 3-1 Tun Bardhoku

36’ Bardhoku harkon nga e majta, Mankenda i vetëm me portier gjuan me kokë, se çka shpëton Troshupa e pabesueshme.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Gauthier Mankenda

37’ Thaqi e harkon këndoren e djathtë, afër shtyllës gjuan Mankenda, topi ndalet në momentin e fundit nga mysafirët.

41’ Bojku harkoi nga e djathta në të dytën nga Hoti gjuan furishëm, por e lartë.

43’ Thaqi harkon rrezikshëm nga e djathta, e topi merr drejtimin e mbi duart e portierit Troshupa që në momentet e fundit e dëbon mbi kuadrat.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Lorik Boshnjaku

45’+1 Boshnjaku gjuan fortë ballore, Troshupa e dëbon tutje dhe në vazhdim të aksionit Krasniqi afrohen pranë portierit nga e majta, gjuan, Troshupa e pret e topi shkon para portës nga më së miri reagon Mankenda dhe 2:1.

56’ Zyba provon gjuajtjen nga distanca, jashtë.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Qendrim Zyba

Prishtina - Feronikeli 3-1 Qendrim Zyba

57’ Prishtinasit fitojnë topin në mesfushë e i riu Zyba me top të fortë diagonal gjen Januzin në anën e majtë duke e kaluar një kundërshtar e duke shënuar nga pozitë e vështirë sikurse në ditët e ti më të mira – 3:1.

Prishtina - Feronikeli 3-1

67’ Hoxha gjuan fort ballore, Bekaj intervenon duke dëbuar këndore.

68’ Kullaj nga e majta gjuan me të djathtën, pa problem Bekaj.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Leotrim Bekteshi

78’ Mevlan Zeka kishte rastin më të mirë për mysafirët kur nga e djathta u afrua pranë portës, por gjuajtjen e tij jo aq të fortë e pret Bekaj.

889’ Millaku provon gjuajtjen ballore, kap Bekaj.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Ahmet Haliti

Deklaroi:

Armend Dallku:
“Skuadra reagoi mirë pas rezultatit 1:1 duke shënuar dy herë tjera. Në këtë moment rëndësi kanë pikët, mirëpo edhe në bazë të asaj që u shfaq sot jam shumë i kënaqur, hiq atij momenti të golit të pranuar që ishte i evitueshëm nga një këndore që duhet parë atë moment se doli apo nuk doli topi jashtë vijës fundore. Pavarësisht kësaj, ne nuk duhet lejuar kundërshtarin që të na e godas portën në atë mënyrë. Tani na mbetët të rikuperojmë ekipin për ndeshjen e radhës duke parë vetëm vetën tonë pavarësisht se çfarë bëjnë kundërshtarët për çka i kam sugjeruar futbollistët e mi të shohim vetën tonë”. 

Lorik Boshnjaku:
“E mira krejt kësaj u kthyem me fitore pas një barazimi i cili ndoshta e kishim nënvlerësuar pak kundërshtarin dhe ku edhe moti i nxehtë e fusha e papërshtatshme e kishte bërë të veten. Më vije mirë që ekipi reagoi duke iu rikthyer fitoreve dhe shpresoj të vazhdojmë edhe në gjashtë ndeshjet e fundit me fitore”.

Prishtina - Feronikeli 3-1 Prishtina Plisat