Lajme

Java XXVII: Prishtina – Feronikeli

Java XXVII: Prishtina – Feronikeli

Vetëm fitorja mban skuadrën në luftë për titull

Prishtinë, 28 qershor 2020 – Pas fitores së sotme të Dritës dhe shtatë pikëve distancë, tani Prishtinën vetëm fitorja kundrejt Feronikelit e mban në luftë për titull.

Prishtina përveç të lënduarve,  Miftaraj e Ahhmeti, nuk ka probleme tjera në skuadër.

Ndeshja me Llapin është harruar dhe përqendrimi maksimal është ndaj rivalit të radhës, ndeshje kjo e cila zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Java XXVII

Prishtina – Feronikeli

E hënë, 29 qershor – ora: 19.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Endrit Krasniqi

E. Krasniqi: Duhet të kryejmë detyrat tona nëse veç duam të vazhdojmë luftën për titull

“Ne duhet të merremi më shumë me ekipin tonë, kjo besoj është më e rëndësishmja. Kështu që mbetët që në ndeshjet e ardhshme të kryejmë detyrat tona të cilat na i cakton trajneri dhe t’i fitojmë tre pikët më se të domosdoshme. Më e mira është që tani e kemi harruar lojën me Llapin, ndeshje që tani ka kaluar dhe duhet të përqendrohemi në qindpërqindtëshin tonë. Feronikeli edhe pse pak janë shkëputur prej objektivave, por respekt maksimal, sepse janë ekip i mirë, por neve na mbetët të kryejmë detyrat tona nëse veç duam të vazhdojmë luftën për titull”, ka thënë mesfushori, Endrit Krasniqi.