Lajme

Java XXVII: Prishtina – Gjilani 1-0

Java XXVII: Prishtina – Gjilani 1-0

Prishtina i falet tre pikëve të asistimit të Kelmendit dhe golit të Khalid – 87’

Prishtinë, 22 prill, 2017 – Sot bardhekaltrit kanë arritur fitoren e pestë me rresht. Edhe pse me shumë mund, fitorja ishte mëse e merituar. Në fakt,  ndeshja ishte e barabartë dhe jashtëzakonisht e luftuar me shumë pak raste shënimi, por të cilat ishin raste ide, sidomos pingulja e Arbër Hoxha (min. 69).

Kurse, ndoshta pse ndeshja ishte pa shikues dhe mbase dëgjohej gjithçka dhe takimi shkoi me shumë duele verbale të gjithë futbollistëve të cilët u toleruan dhe nuk u ndëshkuan.

Liridon Leci

Po aq sa Gjilani luftoi shumë sot, sikurse të ndiqte titullin e kampionit, po aq shumë iu gëzuan fitores edhe bardhekaltrit. Por, ky është derbi pa marrë parasysh pozicionimit në klasifikim dhe rivaliteti i madh ka bërë që ndeshja të luhej edhe me inati maksimal, por gjithçka në suaza korrekte.

Goli i Basit Abdul Khalid ishte i 7-ti sezonal, kurse për Shend Kelmendin asistimi i dytë.

Basit Abdul Khalid

Java XXVII:

Prishtina – Gjilani 1:0 (0:0)

Golashënues: Basit Abdul Khalid 87’

Ndeshja pa shikues

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Alban Ejupi (Pd),  Visar Kelmendi (Pe) – Fatmir Tahiri (Mt)

KV: L. Leci, M. Neziri, G. Mankenda – A. Thaqi, B. Haxhimusa, I. Eminhaziri

Pozita jashtë lojës: Pri 2-0 Gjl

Kornerët: Pri 6-4 Gjl

Gjuajtjet totale: Pri 7-7 Gjl

Gjuajtjet në portë: Pri 2-4 Gjl

Prishtina (4-3-3): 1. Alban Muqiqi – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 13. Liridon Leci, 93. Mergim Neziri – 6. Debatik Curri (66. Arbër Hoxha – 67’), 7. Lorik Boshnjaku, 8. Endrit Krasniqi (9. Shend Kelmendi – 52’) – 77. Mergim Pefqeli (16. Genc Hamiti – 90’), 15. Gauthier Mankenda, 25. Basit Abdul Khalid. Zëvendësues: Visar Bekaj, Gentrit Dumani, Liridon Kukaj, Blend Baftiu. Kryetrajner: Arsim Thaqi.

Gjilani: 1. Donat Kaqiu – 2. Armend Thaqi, 28. Leutrim Bekteshi, 8. Salih Kosumi, 18. Ilir Blakqori, 6. Arbios Thaqi, 7. Zgjim Mustafa /c/, 19. Valton Sherifi (17. Gezim Rusi – 57’), 14. Berat Ahmeti (11. Azem Ahmeti – 73’), 22. Betim Haxhimusa, 9. Isa Eminhaziri. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Komenti:

Tre duelet e këtij edicioni ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit janë mbyllur me rezultat identik - 1:0. Dy fitore ka arritur Prishtina në shtëpi dhe njëren Gjilani po në shtëpi. Dhe, po të trija duelet kanë qenë jashtëzakonisht të luftuara dhe ka vendosur një detaj, ashtu siç ndodhi edhe sot kur u shënua goli vonshëm pas aksionit të mirë ndërmjet Khalid – Kelmendi – Khalid.

Mergim Pefqeli - Armend Thaqi

Mysafirët ishin mjaft të revoltuar që s’mundën të mbanin rezultatin të paktën për një pikë, kurse bardhekaltërve këto tre pikë të vështira e mbajnë akoma gjallë në luftën eventuale për vendin e dytë, eventualisht për titulli kampioni.

Prishtinën tani e pret edhe një derbi tjetër, përballja në Pejë me Besën.

Basit Abdul Khalid

Minutë pas minute:

11’ Khalid pranon top nga thellësia në mbrojtje dhe me lëvizje të mirë mashtruese lirohet pak nga e djathta dhe gjuan furishëm, por pak i pasaktë mbi tra.

16’ Aksion i mirë i mysafirëve, mbrojtësi djathtë Thaqi depërton përpara nga e djathta pason brenda zonës dhe topi disi përfundon te Berat Ahmeti majtë që provon të gjuaj, por plogësht bllokohet nga mbrojtja prishtinase dhe kap portieri Muqiqi.

Endrit Krasniqi

17’ Kundërzbritje e shpejtë, Khalid e kthen para zonës te Krasniqi që gjuan nga 20-metra, por devijohet dhe këndore.

40’ Mankenda depërton në mesfushë në mesin e dy-tre lojtarëve dhe pason gjuajtja, por e plogësht jashtë pingules.

Gauthier Mankenda

42’  Haxhimusa depërton nga e djathta dhe gjuan, por pret portieri Muqiqi.

Lorik Boshnjaku

45’ Aksion i nisur nga Boshnjaku nga qendra, i cili pengohet, por aksioni vazhdon dhe merr topin Neziri majtë që harkon në zonë, Pefqeli e kthen para zonës te Maxhuni që gjuan fortë, por topi devijohet dhe këndore.

Betim Haxhimusa - Mergim Neziri

59’ Haxhimusa nga ndërprerja prej distancës, pret Muqiqi.

60’ Blakqori provon nga distancë e madhe, e lartë.

66’ Haxhimusa nga distanca, e lartë.

66’ Aksion i mirë i nisur nga e majta dhe në fund te Kelmendi e Maxhuni që harkon për Pefqelin që u ngut, sepse ishte i vetëm e gjuan jashtë portës, megjithëse as topin nuk e qëlloi me saktësi.

Mergim Pefqeli

69’ Rasti më i mirë në ndeshje. Pefqeli ia vazhdon djathtë Kelmendit e ky pason në zonë dhe topi shkon në të majtë te Hoxha i cili e gjen pozitën e gjuan me të djathtën jo aq fortë, topi shkonte drejt në rrjetë, por portieri Kaqiu në momentin e fundit ia del të intervenoj, të prek pak topin që qëllon pingulen dhe jo rrjetën për ku ishte “nisur” topi.

Arbër Hoxha

77’ Rusi nis kundërzbritje nga e majta, në fund brenda zonës shërbehet mirë dhe shenjëstron këndin e epërm, por portieri Muqiqi intervenon dhe shpëton skuadrën duke dëbuar në korner.

Lorik Boshnjaku - Armend Thaqi

83’ Thaqi nga e djathta gjuan me të majtën, e lartë.

87’ Mysafirët ishin përpara, vendasit e dëbojnë topin në kundërzbritje te Khalid që bukur lirohet duke e pasuar te Kelmendi djathtë i cili edhe më bukur lirohet dhe harkon në shtyllën e parë ku gjendjen Basit Abdul Khalid dhe me shkëputje dhe prekje të topit me kokë e krah e kthen në këndin e majtë të portierit – gëzim i madh i bardhekaltërve – 1:0.

Shend Kelmendi

Deklaruan:

Arsim Thaqi, kryetrajner i Prishtinës: Përball patëm një ekip me shumë përvojë dhe që ka stabilitet në Superligë edhe pse nuk është lartë në klasifikim dhe në këtë ndeshje treguan që kanë individ me përvojë duke na pruar në vështirësi. Ne shënuam njëherë, që mjaftoi për tre pikë dhe ku besoj se fituam me meritë, sepse gjatë gjithë kohës kemi dominuar si ekip. Çka s’i përket lojës, mendoj se ka pas zhargitje nga Gjilani n ë disa momente, por sido që të jetë, nga pesë ndeshje – pesë fitore, për mua si trajner është privilegj i madh të jem pjesë e këtyre rezultateve të Prishtinës. Ndërsa, sa i përket titullit të kampionit mendoj se do të jetë shumë vështirë, por ne do të jemi kampion për vete nëse ia dalim që deri në fund të kampionatit të mbesim të pamposhtur. 

Shend Kelmendi: Është e vërtet që kohëve të fundit kam pasur disa luhatje në formën time duke dalë nga formacioni, por këto i ka futbolli, nuk mund të jesh gjithmonë titullar, por sot edhe pse u aktivizova nga bankina dhe ndërrimi tjetër dhamë freksi, dhashë kontributin tim maksimal për këto tre pikë të vështira e ku e vlerësoj aksionin ndërmjet meje e Khalid i cili në fund dhe e shërbeva edhe për një gol të tij dhe edhe për tre pikët tona të reja. Pra, jam shumë i kënaqur me fitoren ndaj një ekipe shumë të mirë siç është kjo e Gjilanit.

Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit: Nuk ishte rënie e përqendrimit se po të ishte ashtu s’do t’i krijonim gjithë ato raste. Prishtina e kishte atë rast, njëfarë loje me ballona me sene…Por, presionin që e patëm ishte i pakuptimtë. Edhe po çuditem se si nga bankina e Prishtinës mund të ndodh një gjë e tillë, edhe pse ashtu kështu pak prishtinas kanë mbetur aty. Thjesht presionet kanë qenë shumë të mëdha dhe të panevojshme për këtë takim.

Debatik Curri

Avni Durmishi