Lajme

Java XXVII: Prishtina – Gjilani të shtunën

Java XXVII: Prishtina – Gjilani të shtunën

Më 22 prill në “Agron Rama” të Kastriotit nga ora 15.00

Prishtinë, 18 prill, 2017 – Janë caktuar oraret e ndeshjeve të javës së XXVII të Vala Superligës. Prishtina me rivalët e Gjilanit takohet të shtunën më 22 prill në Kastriot në stadiumin “Agron Rama” nga ora 15.00.

T’ju kujtojmë se dy ndeshjet e këtij sezoni janë mbyllur me rezultat 1:0, Prishtina ka fituar ndeshjen e parë në Kastriot, ndërsa të dytën Gjilani në shtëpi – fitoren e parë historike kampionale të pasluftës kundrejt bardhekaltërve.