Lajme

Java XXVII: Prishtina – Gjilani zhvillohet pa shikues

Java XXVII: Prishtina – Gjilani zhvillohet pa shikues

Komisioni disiplinor ka dënuar me Prishtinën me një ndeshje pa shikues

Prishtinë, 20 prill, 2017 – Prishtina dhe Gjilani të shtunën më 22 prill në Kastriot nga ora 15.00 takohen në kuadër të javës së XXVII të Vala Superligës. Por, pas ngjarjeve në tribunën e stadiumit gjatë ndeshjes së javës së XXV ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës, Komisioni disiplinor ka dënuar Prishtinën me një ndeshje mos-lojë.

Vendimi i plotë më poshtë:

“KF”PRISHTINA”nga Prishtina , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin”Agron Rama”në Obliqi (raportet plotësuese të klubit dhe zyrtarëve)
DENOHET
Me zhvillimin e; 1 (një) ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shiquesëve të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.”.