Lajme

Java XXVII: Prishtina – KEK-u

Java XXVII: Prishtina – KEK-u

Bardhekaltrit me tre mungesa

Prishtinë, 12 prill 2019 – Prishtina kundër KEK-ut do të tentoj të rrëmbejë fitoren e 6-të rresht. Serinë prej 5 fitoreve Prishtina e kishte filluar nga KEK-u në Kastriot – përndryshe ishte kjo ndeshja e fundit ku Prishtina ka pësuar gol, ndërsa në 6 ndeshje Prishtina është pa humbje.

KEK-u, edhe pse e rënë nga elita, u tregua kundërshtar i fortë para 5 javësh – e thjesht, futbollistët “elektricist” duan të tregohen si para Prishtinës dhe skuadrave tjera dhe po japim maksimumin e mundshëm brenda fushës.

Po ashtu bardhekaltrtit do të vuajnë edhe mungesat e tre të suspenduarve me kartonë të verdhë, kapiteni Dallku, portieri Bekaj dhe mesfushori Mustafa. Por, të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm – skuadra nuk ka lëndime.

Interesante nga ndeshja e nesërme do të jetë gjykimi nga gjyqtarët e Maltës – projekt ky i ndërrimit të gjyqtarëve ndërmjet dy federatave.

Java XXVII

Prishtina – KEK-u

E shtunë, 12 prill – ora 15:30

Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Emanuel Grech, Paul Apap, James Muscat – Mario Apap (Maltë)

Çmimi i biletave:
Tribuna lindore: 2 euro.
Tribuna perëndimore: 3 euro.

Bashiru: Duhet dhënë maksimumin – KEK-u motivohet shumë me ne

“Për ne është ndeshje shumë më rëndësi. Nuk do të jetë aspak lehtë, sepse edhe pse kanë rënë nga liga, futbollistët e KEK-ut mezi i presin ndeshjet kundër top-skuadrave, pra edhe kundër Prishtinës, që të tregojnë më të mirën e tyre. Nuk do të jetë lehtë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do ta fitojmë ndeshjen, por vetëm se duhet edhe ne të japim maksimumin duke e mos e nënçmuar fare kundërshtarin. Shpresoj po ashtu shumë që të jap edhe unë ndonjë asistim që t’i ndihmoj skuadrën”, ka thënë Abdul Bashiru, mbrojtësi i majtë i skuadrës.