Lajme

Java XXVIII: Besa – Prishtina

Java XXVIII: Besa – Prishtina

Prishtina synon fitoren e gjashtë rresht

Prishtinë, 29 prill, 2017 – Besa dhe Prishtina të dielën nga ora 15.00 në “Shahin Haxhiislami” takohen për të katërt në këtë edicion dhe ndeshjen e 59-të të përgjithshme pas luftës. Pra, Prishtina dhe Besa, kanë më së shumti përballje dhe lirisht mund ta quajmë si klasike të pasluftës.

Të dy rivalë ende janë në luftë për tituj, apo për qëllimet që i kanë caktuar vetes. Besa, si finalist i Kupës, kishte kaluar nëpërmjet Prishtinës duke e eliminuar, kurse Prishtinës i duhet fitorja që nëpërmjet Besës të mbes në garë ose për titull ose për Evropë.

Prishtina në këtë ndeshje do t’i ketë tre mungesa, Gauthier Mankendan për shkak kartonëve, Ahmed Januzi mbetët i lënduar, kurse Gentrit Begolli ka krisur ashtin e dorës së djathtë.

Java XXVIII

Besa – Prishtina

E diel, 30 prill – ora: 15.00

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Benon Këpuska (Gjk),  Artan Latifi (Pd) - Nazmi Raci (Mt)

Drejtpërdrejt: Supersport Kosova; Radio Kosova, Radio Dukagjini

Thaqi: E rëndësishme të shohim funksionimin e ekipit në vazhdimësi

“Vazhdoj të deklaroj se këto dy ndeshje, e kaluara dhe kjo me Besën, është e rëndësishme të shihet se si funksionon ekipi. Pra, kjo do të jetë ndeshja e gjashtë dhe nëse e kalojmë edhe këtë mund të themi se Prishtina është rikthyer dhe tregon se është klub i cili duhet të jetë. Realisht unë do të duhej të isha optimist për përballjen me Besën, përshkak se ne kemi arritur pesë fitore dhe normalisht edhe në këtë ndeshje synojmë fitoren dhe çdo rezultat tjetër nuk na konvenon dhe kjo hyn në synimin tonë që të fitojmë deri në fund. Po ashtu, presim të gaboj ndonjëra prej skuadrave edhe pse i kemi përballjet mes veti, tre skuadrat e para i kemi edhe nga katër ndeshje të forta, duke pritur që ne të kallxojmë në çdo ndeshje që kemi hyrë në formë dhe i kemi kapur rezultatet” , ka thënë kryetrajneri, Arsim Thaqi. 

Dallku: Shpresojmë të vazhdojmë serinë e fitoreve

“Pas fitoreve dhe suksesit radhazi tonin, shpresojmë të vazhdojmë këtë seri edhe me Besën. Objektivi ynë sëbashku me trajnerin dhe kryesinë ka qenë që 11 ndeshjet e fundit t’i fitojmë të gjitha dhe eventualisht të presim ndonjë gabim të kundërshtarëve tonë që janë sipër tabelës. Por, kjo nuk do të thotë t’i shikojmë ndeshjet e kundërshtarëve, por duhet t’i shohim ndeshjet tona , t’i fitojmë ndeshjet tona që t’ia bëjmë hyzmetin ndeshjeve tona dhe në fund të shohim se ku do të përfundojë kampionati për ne”, ka thënë kapiteni, Armend Dallku.


Statistikat:

58 NDESHJE TË PËRGJITHSHME: Prishtina – Besa 31 – 9 – 18 93:60
Në Prishtinë: 30 – 22-4-4- 63:17
Në Pejë.......: 27 – 14-5-8 42:27
Neutral….:1-PR 1-0-0 3:1 BESA

47 NDESHJE KAMPIONALE: Prishtina – Besa: 25 – 7 - 15 76:49
Në Prishtinë: 25 – 19-3-3- 53:12
Në Pejë: 22 – 12-4-6- 37:23

10 NDESHJE PËR KUPË: Prishtina – Besa:  5 – 2 – 3 14:10
KUPË 10:
PR: 5 – 3–1–1–10:5
PE: 5 – 2–1–2– 5:4

1 NDESHJE PËR SUPERKUPË: Prishtina – Besa:  1 – 0 – 0 3:1
Neutral: Besa 1 –0–0– 1 1:3 Prishtina