Lajme

Java XXVIII: Prishtina – Drenica

Java XXVIII: Prishtina – Drenica

Prishtinën vetëm fitorja e mban në luftë për titull

Prishtinë, 2 korrik 2020 – Ngadalë kampionatit po i vije fundit duke mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar dhe tani secila ndeshje është finale në vete. Prishtina e pret Drenicën e cila po lufton me mish dhe me shpirt për të shpëtuar nga rënia, ndërsa Prishtina për ta rikthyer titullin nga viti 2014.

Dy skuadrat njihen mirë mes veti, janë takuar katër herë këtë edicion. Prishtina do të provoj të vazhdoj serinë prej tre fitoreve rresht përball skuadrës e cila do të provoj të befasoj vendasit sikurse në ndeshjen e parë kampionale në “Fadil Vokrri” kur ishte mbyllur pa fitues, 0:0.

Bardhekaltrit në këtë duel përballen me pesë mungesa të theksuara, Boshnjaku e Bekteshi me kartonë të verdhë, kurse Abazi, Ahmeti e Miftaraj nga lëndimi pritet të rikthehen vetëm para ndeshjes së mesjavës me Gjilanin.

Java XXVIII

Prishtina – Drenica

E premte, 3 korrik – ora: 20.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Arton Latifi, Fatmir Abrashi – Shpëtim Murtezi

Pa shikues – transmetim direkt në Supersport Kosova

Gauthier Mankenda

G. Mankenda: Tani e tutje na duhet përqendrim maksimal – çdo ndeshje është finale

“Ndeshja me Feronikelin kishte shumë rëndësi për ne dhe pas fitores ndaj tyre vetëm sa kemi marrë me shumë vetëbesim për ndeshjen e radhës. Edhe për mua ishte ndeshje e rëndësishme, sepse shënova dhe besoj do të më ndihmojë për vetëbesim personal, por edhe pas kësaj e di që më duhet të jap qindpërqindtë nga vetja ime në të gjitha ndeshjet e mbetura. Po ashtu, na duhet përqendrim maksimal në ndeshjen e nesërme, Drenica ka ekip të mirë dhe iu duhet rezultati, por ne kemi përparësinë e fushës sonë. Kemi ekip shumë të mirë, atmosfera po mbizotëron jashtëzakonisht mirë dhe krejt çfarë duhet të bëjmë është të luftojmë maksimalisht për tre pikët. Neve më nuk na lejohen gabimet, çdo ndeshje është e rëndësishme sikurse finale, tani e tutje, na duhet përqendrim maksimal”, ka thënë golashënuesi aktiv më i mirë i skuadrës me 28 gola të shënuar.