Lajme

Java XXVIII: Prishtina – Drenica 1-0 (0-0)

Java XXVIII: Prishtina – Drenica 1-0 (0-0)

Fitore drithëruese, Januzi sjell tre pikë në minutën e 4-të shtesë

Prishtina - Drenica 1-0 Ahmed Januzi

Prishtinë, 3 korrik 2020 – Prishtina ka fituar ndeshjen në shtesë, në minutën e 4-të të saj nga 5 sa ishin dhënë. Ishte Tun Bardhoku, sot qendërmbrojtës, harkimi i të cilit me gjuajtje të artë me kokë nga Ahmed Januzi u shndërrua në gol dhe në erupsion gëzimi.

Prishtina - Drenica 1-0

Në një ndeshje ku Prishtina s’u dok në pjesë e parë, me një pjesë të dytë shumë më ndryshe se e para, me lojë të mirë defensive të Drenicës, u arritën 3 pikë me mund të madh.

Skuadra kishte pesë mungesa të mëdha para ndeshjes dhe në 18-në e saj sot ishin plot pesë futbollistë nga mosha 17 deri 19 vjeç.

Prishtina - Drenica 1-0 Armend Thaqi

Përndryshe, skuadra po duhet të fitoj të gjitha ndeshjet me djersë, me mund të madh: nuk gjykohen penallti të pastra (Uka 75’) e akordohen pabesueshëm 7 pozita jashtë loje. E pabesueshme!

Skuadra nuk ka kohë shumë as për festë e as për pushim, tani fillojnë duelet me skuadrat e kreut në luftë për titull duke filluar nga mesjava në Gjilan kundër skuadrës homonime.

Prishtina - Drenica 1-0 Tun Bardhoku

Java XXVIII

Prishtina – Drenica 1-0 (0-0)

Golashënues: Ahmed Januzi 90’+4

Pa shikues

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Arton Latifi, Fatmir Abrashi – Shpëtim Murtezi

KV: A. Haliti, Q. Zyba – A. Ymeri, A. Bardhi, P. Osmani, A. Bejta

Pozita jashtë lojës: Pri 7-0 Dre

Kornerët: Pri 3-2 Dre

Gjuajtjet totale: Pri 9-1 Dre

Gjuajtjet në portë: Pri 4-1 Dre

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi, 4. Tun Bardhoku, 8. Ahmet Haliti, 21. Ermal Vitija (22. Labinot Ibrahimi – 46’) – 88. Ardit Hila, 6. Endrit Krasniqi, 10. Meriton Korenica (20. Qendrim Zyba – 46’) – 15. Gauthier Mankenda (11. Kreshnik Uka – 67’), 77. Oto John, 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Erdin Dushi, Gentrit Salihu, Dhurim Zhuri. Kryetrajner: Armend Dallku.

Drenica: 1. Arion Ymeri – 6. Arbios Thaqi, 9. Armend Abazi (88. Përparim Osmani – 67’), 10. Argjend Bardhi, 11. Genc Hamiti, 16. Azem Bejta /c/, 17. Shkelzen Lushtaku, 21. Edmond Turku, 24. Edon Pasoma, 27. Hasan Hyseni (18. Muharrem Musa – 87’), 99. Osman Mëziu (14. Argjent Mustafa – 87’). Kryetrajner: Brahim Vojvoda.

Prishtina - Drenica 1-0 Gauthier Mankenda

Komenti:

Prishtina luajti jashtëzakonisht dobët në pjesën e parë, pati tre tentime, por realisht asnjë s’ishte rast shënimi. Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe nga e para, por larg nga paraqitjet e skuadrës, sidomos pas pandemisë. Mysafirët po mbroheshin mjaft mirë, po provonin t’i dekoncentronin vendasit edhe me zhagitjet e zakonshme të skuadrave tona. Prishtinasit assesi të dilnin në lojën e tyre dhe krejt më çfarë po tentonin ishin të shënonin në çdo mënyrë.

Prishtina - Drenica 1-0 Ardit Hila

Nuk duhet pa lënë pa përmend, njëjtë sikurse në Podujevë kundër Llapit, edhe sot skuadra u dëmtua për një penallti. Ndërsa është e çuditshme të akordohen plotë 9 pozita jashtë lojë, thjesht skuadra nuk ia arrite të dilte, sidomos nga krahët nga këto pozita jashtë lojës.

Prishtina - Drenica 1-0 Qendrim Zyba

Por, mundi nuk u humb, me golin e minutave të fundit, skuadra iu gëzua jashtëzakonisht shumë këtij triumfi. Drenicasit fare nuk e pranuan lehtë humbjen dhe pas ndeshjen u krijua tollovi ndërmjet dy-palëve, por fatmirësisht përfundoi vetëm me zënka verbale pa asnjë ekses çka duhet falënderuar zyrtarët e dy skuadrave që gjithçka u mbyll pa asnjë problem.

Prishtina - Drenica 1-0 Oto John

Minutë pas minute:

Prishtina - Drenica 1-0  Ahmed Januzi
2’ Thaqi e harkon këndoren e djathtë, Januzi gjuan me kokë, pa problem portieri Ymeri.

21’ Genc Hamiti, nga e majta prej gjuajtjes së lirë e sprovon Bekajn, dëbon mbi këndore, korner.

Prishtina - Drenica 1-0 Visar Bekaj

35’ Korenica provon gjuajtjen ballore, devijim, skaj pingulës, këndore.

63’ Zyba harkon, Januzi gjuan me kokë, Ymeri pas tentimit të dytë kap topin. Dhe bënë gjest të pahijshëm, dëbon topin krejtësisht jashtë stadiumit për shkak se prishtinasit nuk e ndalen topin edhe të një zhagitje të mysafirëve.

Prishtina - Drenica 1-0 Kreshnik Uka

75’ Uka ndalët, po depërtonte nga krahu i djathtë, rrëzohet në zonë, s’ka penallti, protesta të prishtinasve.

Prishtina - Drenica 1-0 Labinot Ibrahimi

76’ Ibrahimi gjysmë harkim e gjysmë gjuajtje pas depërtimit nga e djathta, devijohet topi dhe rrezikshëm shkon skaj pingules, këndore.

81’ Endrit Krasniqi nga gjuajtja e lirë ballore prej distancës, e lartë.

Prishtina - Drenica 1-0 Endrit Krasniqi

85’ Ibrahimi harkon nga anash, Januzi me kokë, plogësht, jashtë.

86’ Krasniqi hark nga e djathta, Januzi sërish me kokë, fare pranë pingules.

Prishtina - Drenica 1-0 Tun Bardhoku

Prishtina - Drenica 1-0 Ahmed Januzi

90’+4 Drenicasit të gjithë në 35 metra larg portës së tyre, Tun Bardhoku, sot qendërmbrojtës, si fundor merr topin i papenguar dhe diku nga 45 metra harkon, mysafirët tentojnë pozitë jashtë lojës, s’bëhej fjalë dhe Ahmed Januzi mjeshtërisht godet topin me kokë, portieri Ymeri mbetët i shtangur në shtyllën e djathtë, topi përfundon në rrjetë në shtyllën e majtë – 1:0.

Prishtina - Drenica 1-0 Ahmed Januzi

Prishtina - Drenica 1-0 Ahmed Januzi

Prishtina - Drenica 1-0

Prishtina - Drenica 1-0

Deklaruan:

Armend Dallku: Edhe këso fitore duhet t’i presim, janë shumë të lezetshme, sepse e bënë grupin edhe më të bashkuar dhe më të besueshëm. Ne besuam deri në sekondën e fundit dhe shënuam. Ne sot nuk mundëm të dilnim në lojën tonë, sepse kishim disa mungesa brenda për brenda grupit duke i dhënë disa lojtarëve njëfarë forme pauzë duke qenë se ishin të ngarkuar gjatë gjithë këtyre ndeshjeve. Rëndësi kanë pikët në këtë moment dhe i përgëzoj lojtarët për sakrificën dhe mundin që besuan deri në fund dhe edhe këto fitore janë shumë të mirëseardhura. 

Ahmed Januzi: Normal që goli në fund e ka kënaqësinë e saj, por ndoshta është dashur më herët të vendosim ndeshjen. Jemi ekip shumë më cilësor se Drenica, pavarësisht respektit, kemi ambiciet shumë më të larta se Drenica dhe padyshim që është dashur t’i marrim tre pikë. Gjithsesi, Drenica luajti mirë, u mbrojt mirë dhe na shkaktoi probleme. Por megjithatë, ne i morëm tre pikë, shohim përpara, sepse na presin edhe ndeshje tjera të vështira.

Tun Bardhoku: Është pozitë që e njoh rolin e qendërmbrojtësit, megjithëse nuk e kam luajtur një kohë të gjatë, por besoj u adaptova menjëherë në atë pozicion dhe jam shumë i lumtur për golin e Januzit që na e dha fitoren. Shpresoj të vazhdojmë në këtë ritëm edhe pesë ndeshjet e fundit. 

Prishtina - Drenica 1-0 Tun Bardhoku