Lajme

Java XXVIII: Vllaznia – Prishtina

Java XXVIII: Vllaznia – Prishtina

Në Gjilan takohen e fundit në me të dytën në klasifikim

Prishtinë, 21 prill 2018 – Në Gjilan lojë jashtëzakonisht interesante për dy skuadrat. Skuadra nga Pozharani ende në luftë për t’i ikur rënies, ndërsa Prishtina maksimalisht e mobilizuar në ndjekje të titullit pas 3 vitesh mungesë.

Bardhekaltrit edhe në këtë ndeshje udhëtojnë maksimalisht të përqendruar duke e respektuar si çdo kundërshtar tjetër maksimalisht dhe ka vetëm dy mungesa, Bashiru i suspenduar me kartonë dhe Mazrekaj i lënduar, ndërsa formacioni do të mësohet vetëm para fillimit të ndeshjes.

Prishtina këtë edicion ka mposhtur dy herë skuadrën debutuese në Superligë, 2:1 (Mankenda 16’, Khalid 34’ – Shillova 38’) në Drenas dhe 2:0 (Fetahaj 27’, 86’) në Gjilan. 

Vllaznia nuk ka fituar në 6 ndeshjet e fundit kampionale, por ka befasuar duke luajtur baras Feronikelin dhe Lirinë. Ndërsa Prishtina, në stinorin pranveror, duke i llogaritur edhe ndeshjet e Kupës, e ka pësuar vetëm një humbje (me Drenicën para 5 ndeshjeve) duke luajtur baras 4 ndeshje dhe duke fituar të gjitha tjerat apo 8 fitore.

Prishtina nuk e ka më lluksin të humbas asnjë pikë dhe nga 6 ndeshjet e mbetura e ka në duar të veta titullin, pra imperativ i vetëm me mobilizim të tërësishëm të klubit, futbollistët tanë duhet t’i fitojnë të gjashtë “finalet” e mbetura duke mos llogaritur edhe finalen e Kupës.

Java XXVIII

Vllaznia – Prishtina

E diel, 22 prill – ora: 15:00

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Besnik Batalli (Gjk), Benon Këpuska (Gjk), Fatmir Abrashi (Mt) – Erdall Zazella (Mt)

Fetahaj: Premtoj angazhim maksimal deri në fund – do të na shpaguhet mundi

“Gjëja kryesore për ne si ekip është se ne bazohemi vetëm tek ndeshjet tona që i kemi përpara nesh. Nuk preferojmë as nuk kemi preferuar të shohim skuadrat tjera se çfarë bëjnë. Është ky mentalitet si i shtabit teknik, po ashtu edhe i neve futbollistëve. Pra, si me Vllazninë, që për ne është ndeshje jetike, si edhe pesë përballjet tjera, premtojmë që do të angazhohemi gjithsecili maksimalisht dhe posaçërisht personalisht, sepse deri më tash kam zhgënjyer me golat e munguar e që kam pritur më shumë nga vetja duke besuar se do të jem më produktiv. Por, shpresojë shumë që angazhimi dhe mundi do të na shpërblehet si në ndeshjen e nesërme si në fund të kampionatit ku besojmë shumë se do të rikthejmë titullin e munguar të kampionit në kryeqendër”, ka thënë Liridon Fetahaj me dy golat e të cilit Prishtina e kishte mposhtur Vllazninë në ndeshjen e fundit të zhvilluar në vjeshtë në Gjilan.