Lajme

Java XXX: Drita – Prishtina 1-1

Java XXX: Drita – Prishtina 1-1

Prishtina sot la dy pikë, humbi betejën, por lufta vazhdon deri në fund

Gauthier Mankenda

Gjilan, 4 maj 2019 – Pas tetë fitoreve rresht, me gjithë shanset e shumta në pjesën e dytë, Prishtina nuk ia doli të marrë më shumë se një pikë. Skuadrës tani deri në fund i duhen tre fitore, dy brenda fushës tonë me Llapin e Trepçën ’89 dhe e fundit në Drenas me Feronikelin.

Leotrim Bekteshi

Prishtina ka qenë e vetëdijshme për udhëtimin e vështirë, dhe megjithëse mund t’i vajtoj rastet e humbura, sidomos pjesa e dytë e zhvilluar jep shpresë se skuadra ka fuqi t’ia arrijë tre fitoret në tre finalet e fundit.

Po ashtu, gjatë ndeshjes futbollistët ishin të frustruar me vendimin për penallti që jo pak la shenja për disa minuta, megjithatë vendimi ishte i drejtë i gjyqtarit. Tek rasti i penalltisë në Armend Thaqin duhet parë pamjet më mirë, por skuadra në përgjithësi sot ka qenë e kënaqur me gjykim dhe korrektësinë në takim.

Abdul Bashiru

Pra, vendasit erdhën në epërsi të paret pas penalltisë së akorduar të Bekteshit në ndërhyrjen në Krasniqin (13’) me shënimin e Gërbeshit (14’).

Prishtina barazoi me golin e 5-të kampionat të Mankendës pas asistimit të 8-të Thaqit.

Perparim Livoreka

Java XXX

Drita – Prishtina 1-1 (1-0)

Golat: Fidan Gërbeshi 14’ (pen) – Gauthier Mankenda 56’

Shikues: mbi 1.000

Gjyqtarë:  Selim Isufi (Mt), Bujar Selimaj (Pz), Bekim Rama (Pd) – Ilir Mehmeti (Ka)

KV: A. Limani, F. Gërbeshi, S. Berisha, H. Neziraj – A. Bashiru, L. Bekteshi

Pozita jashtë lojës: Dri 0-3 Pri

Kornerët: Dri 4-9 Pri

Gjuajtjet totale: Dri 7-10 Pri

Gjuajtjet në portë: Dri 3-3 Pri

Drita: 30. Mario Kirev – 11. Përparim Livoreka, 5. Ardian Limani /c/, 4. Fidan Gërbeshi, 6. Sedat Berisha, 25. Bujar Shabani, 7. Endrit Krasniqi (93. Haxhi Neziraj – 24’), 20. Erjon Vucaj, 22. Betim Haxhimusa (21. Denis Haliti – 80’), 10. Xhevdet Shabani (16. Albin Krasniqi – 90’+6’), 9. Kyrian Nwabueze. Kryetrajner: Ardijan Nuhiji.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku /c/, 13. Abdul Bashiru (7. Lorik Boshnjaku – 79’) – 5. Diar Miftaraj, 21. Argjend Mustafa (9. Basid Khalid – 46’), 18. Ergyn Ahmeti – 3. Jamal Arago, 15. Gauthier Mankenda (77. Mergim Pefqeli – 70’), 27. Marjo Morina. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Donat Hasanaj, Arbër Hoxha, Alen Jasharoski. Kryetrajner: Mirel Josa.

Komenti:

Prishtina nuk ia doli të mposhtë Dritën e cila herët erdhi te epërsia dhe pastaj po tentonte të rrezikonte vetëm me kundërsulme, derisa Prishtina, sidomos në pjesën e dytë bëri trysni të jashtëzakonshme. Golin e arriti në kohën e duhur, edhe rastet vazhduan të krijoheshin. Por, kur nuk ke fat - nuk ke, kur topi nuk donë të hyjë në portë thjesht nuk hynë. Khalid qëlloi pingulen, Thaqi nga afërsia gjuajti mbi portë e sidomos Pefqeli e kishte rastin e jashtëzakonshëm, por nuk ia doli që t’i sillte tre pikë nga Gjilani siç bëri dy javë më herët. Edhe vendasit mund të ndëshkonin me Nwabueze, por ishte Bekaj që pas dy tentimeve ndali topin nga vija fatale.
Fati mund të mos përcjell ndonjëherë, por kur luan me dëshirë e vullnet të madh, atëherë shpresat janë reale që skuadra ka kapacitet për t’i fituar tre duelet vendimtare, duke filluar nga rivalët e drejtpërdrejt Llapin në fundjavën e ardhshme.

Minutë pas minute:

4’ Nwabueze e gjen Krasniqin majtë që pas depërtimit gjuan ulët e rrezikshëm, por skaj pingules së kundërt.

5’ Thaqi provon nga distanca prej gjuajtjes së lirë ballore, jashtë pingules.

Armend Thaqi - Armend Dallku

9’ Aksion i mirë, Miftaraj – Mankenda – Morina që mbi shpinën e mbrojtjes e gjen sërish Mankendën që nga brendësia e zonës gjuan pak lartë.

Gauthier Mankenda

11’ Nwabueze mbyll një aksion të shpejtë nga e majta me gjuajtje jashtë pingules së dytë.

13’ Se si vendasit ia dalin të dërgojnë topin përpara, në dyluftim ndodhen Bekteshi e Krasniqi i cili i ikën Bekteshit që po tentonte ta pengonte pak para zonës, por në fund futbollisti vendas u rrëzua në zonë dhe penallti.

14’ Gërbeshi i saktë nga pika e bardhë – 1:0.

25’ Armend Thaqi rrëzohet nga Betim Haxhimusa brenda zonës, gjyqtarët heshtin, pamjet duhet parë më mirë në ekranet televizive.

Armend Thaqi

26’ Ahmeti nga brenda zonës gjuan, pret dhe shpëton portieri bullgar.

27’ Dallku me diagonale e gjen Aragon majtë që depërton më në qendër e gjuan lehtë në duart e portierit, mund të provonte pasimin te Morina.

Jamal Arago

29’ Dallku si me dorë e gjen Ahmetin në zonë i cili nga pozitë mjaft e mirë gjuan, por topi nuk shkon fare në drejtim të portës.

Ergyn Ahmeti

34’ Nwabueze ikën nga e djathta dhe pranë vijës fundore ia del të gjuaj në këndin e afërt, pret Bekaj.

40’ Xh. Shabani provon gjuajtjen e lirë nga para zona, jashtë pingules së djathtë.

51’ Khalid provon me të majtën nga 20 metra, pret portieri bullgar.

56’ Aksion i nisur nga mbrojtja prishtinase, në fund Ahmeti ia vazhdon Thaqit djathtë që futet në zonë dhe e pason te shtylla e majtë te Mankenda që disi në përballje me portierin vendas e shtyn topin në rrjetë – 1:1.

67’ Arago nga e majta te Thaqi në zonë që nga e djathta e kthen me kokë e në qendër Khalid gjuan me kokë, por qëllon vetëm pingulen e djathtë.

75’ Khalid gjuan nga distanca, Pefqeli nuk e mbërrin e topi del jashtë skaj pingules së djathtë.

77’ Morina e harkon nga e majta gjuajtjen e lirë, brenda zonës Dallku nga e djathta me kokë e kthen në qendër nga Pefqeli po me kokë e drejton kah porta, por për pak centimetra i pasaktë, jashtë.

85’ Thaqi e harkon këndoren e djathtë, Bekteshi gjuan lehtë me kokë, në vend Kirev.

88’ Aksion me shumë kombinime të Prishtinës, fare pranë portës Pefqeli ia rregullon Thaqit i cili megjithëse në pozitë jo aq të lehtë gjuan me të majtën, por topi nuk e donë portën, mbi tra.

90’ Nwabuese gjendet i vetëm me Bekajn, gjuan, pret portieri prishtinas, topi i kalon dhe pranë vijës fatale intervenon sërish dhe e shpëton.

90’+3 Pefqeli nga 6-7 metra nga pozitë mjaft e pastër gjuan mbi tra, kjo nuk huqej, por në një ditë si kjo kur nuk ta donë, nuk ta donë.

90’+6 Gjitha këto raste të humbura, vendasit përpak të ndëshkojnë pas këndores me gjuajtjen e B. Shabanit me kokë mbi kuadrat.

Deklaruan:

Mirel Josa: Patëm rastin qoftë me Pefqelin, Thaqin dhe shtyllën e Khalid, kështu është futbolli. Thjesht do të duhej të kishim qenë më të qetë në shërbim në mënyrë që edhe sulmonim edhe më tepër zonën e kundërshtarit gjë që sa herë e bëmë e rrezikuam Dritën. Tash nuk do të rrimë të qajmë atë që iku, ne duhet të shohim se çfarë kemi përpara. Përpara kemi ndeshjen me Llapin, pa menduar për ndeshjen tjera, sepse duhet së pari të fitojmë Llapin e pastaj vazhdimësinë. Sido që do të shkonte puna ne na duheshin fitore deri në fund, por tani jo me pikë të barabarta me Feronikelin, por kjo nuk ndodhi dhe tani duhet të shohim si do të shkoj nga ndeshja e vështirë me pretendent si Llapi. 

Ardijan Nuhiji, kryetrajner i Dritës: Jam i kënaqur me dëshirën dhe grindën që treguan futbollistët. Thjesht Drita po tregon që po e respekton kampionatin dhe do të mundohemi ta respektojmë deri në fund. Një pjesë e para shumë e mirë e jona ku arritëm edhe të realizonim, pastaj është normale kur ke epërsi dhe mundohesh ta ruash. Pas golit të barazimit do të duhej më tepër koncentrik në realizim e ku ndoshta edhe mund të fitonim ndeshjen me ato dy rastet që patëm në fund. Për premia është legjitime, para ndeshjes s’kemi pasur asnjë informacion, presim çfarë do të na thotë udhëheqësia pas ndeshjes, por po them Drita do ta respekton kampionatin deri në fund.