Lajme

Java XXX: Feronikeli – Prishtina

Java XXX: Feronikeli – Prishtina

Bardhekaltrit vetëm fitorja i mban në luftë për titull

Prishtinë, 1 maj 2018 – Prishtina nuk ka rival më të barabartë se sa Feronikelin, skuadër kjo që nga 20 përballje e ka vetëm një 1 humbje më shumë, statistika që skuadrat tjera në Kosovë e ëndërrojnë përball bardhekaltërve. Por, me gjithë këtë rivalitet, Prishtina nuk din për humbje ndaj dy-herë kampionëve, Feronikelit, në 6 ndeshjet e fundit apo dy vite të plota (3 fitore e 3 barazime). Më parë, para kësaj erie, Feronikeli nuk ishte mposhtur nga Prishtina në 7 ndeshje rresht apo dy vite (5 fitore e 2 barazime).

Pra, Prishtina kundër një rivali kaq të barabartë, tani e 6 ndeshjet e fundit përballjeve i ka hyrë me respekt maksimal, njëkohësisht e përqendruar plotësisht dhe nuk kanë munguar rezultatet.

Njëjtë Prishtina edhe tani e konsideron përballjen me Feronikelin. Ndeshje kjo që po e kapërce skuadra, atëherë përfundimisht e ka titullin në duart e saja në tre ndeshjet e mbetura.

Megjithatë, Prishtina do të ketë mungesën e Mankendës (me kartonë) dhe Boshnjakut e të Mazrekajt të lënduar, ndërsa nga suspendimi kthehen Taipi e Osmani edhe pse nga 20 futbollistët e ftuar për ndeshje, vetëm para fillimit të saj do të përcaktohen 11-titullarët.

Përndryshe Prishtina në 19 ndeshjet e fundit zyrtare e ka vetëm një humbje, ndërsa Feronikeli nga 6 ndeshjet e fundit nuk e ka asnjë fitore përkundër 5 barazimeve (4 nga to pa gola) dhe një humbje në ndeshjen e fundit.

Prishtina është skuadra më e trofeshme nga viti 1991 me 10 tituj kampioni, 5 trofe të Kupës dhe 9 të superkupës. Feronikeli renditet e treta pas Besës, me 2 tituj të kampionit, 2 trofe të Kupës dhe 1 të superkupës.

Java XXX

Feronikeli – Prishtina

E mërkurë, 2 maj – ora 16:00

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Safet Berisha (Mt), Bekim Rama (Pd) – Erdall Zasella (Mt)

Dallku: Me ndërgjegje, vëmendje maksimale - këtë ndeshje duhet fituar

“Me Feronikelin ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Duke e pasur parasysh edhe gjendjen se ku gjendemi. Na gëzon fakti se në ndeshjen e fundit ekipi ka bërë mjaft punë të mirë sa i përket anës ofensive dhe kjo na ngrit motivin, na ngroh më shumë që lojtarët ofensivë me pas besim në vete, vetëbesim më të tepërt që kanë mundësi, kanë dijeni dhe i kanë të gjitha shanset të shënojnë gola. Sepse, kur e them këtë, në ndeshjet e kaluara me Besën e Vllazninë kemi shënuar pak gola. Pra, sulmuesit tanë, dhe jo vetëm ata, mundemi dhe kemi mundësi të japin secili më shumë nga vetja. Jemi në situatë të tillë që secili nga ne duhet të kemi ndërgjegjen dhe vetëbesimin në vete, sepse po i afrohemi fundit të kampionatit dhe nuk guxojmë të bëjmë asnjë hap fals. Dhe, megjithë respektin ndaj një kundërshtari mjaft të fortë siç është Feronikeli me skuadër mjaft të mirë, pavarësisht se ku gjenden në klasifikim, neve nuk na mbetët tjetër veç t’i hyjmë ndeshjes për fitore. Shpresoj dhe besoj se të gjithë futbollistët do të kemi vëmendjen maksimale të përqendrimit që nga këto ndeshje duhet vetëm fituar, sepse asgjë s’ka përfunduar, sepse ne mëtojmë titullin deri në fund dhe ne besojmë se ai do të na takon vetëm neve”, ka thënë kapiteni, Armend Dallku.

Përballjet pas luftës:

2002/03:
Kupa 1/16 Feronikeli - Prishtina 0:9 (0:5) A. Plepolli 16’, 44’,  Xh. Llumnica 38’, 53’,  U. Emra 40’, 42’, 79’, 86’, V. Munishi 68’

2012/13:
Prishtina – Ferronikeli 1:0 (0:0) Liridon Kukaj 90’
Kupa, 1/8 Ferronikeli - Prishtina 1:2 p.v. (1:1)Fatih Karahoda 74’ – Florim Bërbatovci 50’, 110’
Ferronikeli – Prishtina 2:0 (1:0)Elhami Berisha 43’, Fatih Karahoda 67’
Feronikeli – Prishtina 1:8 (0:3)Endrit Demaku 69’ - A. Fazliu 3’, G. Begolli 9’, D. Krasniqi 19’, F. Bërbatovci 60’, 75’, 82’, B. Krasniqi 62’ 69’

2013/14:
Feronikeli – Prishtina 2:0 (1:0)Karahoda 32’, 50’
Prishtina – Feronikeli 1:0 (0:0)Berat Hyseni 90+3’
Feronikeli – Prishtina 1:0 (0:0)Triumf Shabani 74’

2014/15:
Prishtina – Feronikeli 0:1 (0:1)Mirlind Dërmaku 34’
Feronikeli – Prishtina 1:1 (1:0)Behar Maliqi 11’ (pen) – Liridon Latifi 88’
Feronikeli – Prishtina 2:2 (1:0)Behar Maliqi 21’, Lapidar Lladrovci 57’ – Labinot Osmani (pen) 79’, 90+1’

2015/16:
Prishtina – Feronikeli 0:1 (0:0)Mevlan Zeka 63’
Feronikeli – Prishtina 3:1 (0:1)Behar Maliqi 52’, 87’, Mendurim Olluri 90+2’ – Gentrit Begolli 16’
Feronikeli – Prishtina 1:0 (1:0)Mendurim Hoti 13’

2016/17:
Superkupa Feronikeli – Prishtina 1:2 (0:1) Behar Maliqi (p) 51’ – Endrit Krasniqi 36’, Ahmed Januzi 72’
Feronikeli – Prishtina 0:1 (0:1)Debatik Curri 6’
Prishtina – Feronikeli 0:0
Feronikeli – Prishtina 1:2 (1:1) Behar Maliqi 45’ (p) – Basit Abdul Khalid 22’, Gauthier Mankenda 62’

2017/18:
Prishtina – Feronikeli 0:0
Feronikeli – Prishtina 0:0