Lajme

Java XXX: Prishtina – Drita 1-1

Java XXX: Prishtina – Drita 1-1

Prishtina pati rezultatin deri në minutën e 80-të

Prishtinë, 12 korrik 2020 – Me barazimin e sotëm, edhe tre ndeshje pa mbaruar kampionati, Prishtina ndodhet në pozitën e 4-të me 58 pikë, shtatë më pak se Drita në krye të klasifikimit. Prishtina pas humbjes në Gjilan dhe barazimit të sotëm, mbetët pa titullin e kampionit nga edicioni 2013/14.

Sot futbollistët bardhekaltër u angazhuan maksimalisht, avancuan që në minutën e 6-të pas asistimit të Thaqit dhe realizimit nga Endrit Krasniqi.

Mysafirët barazuan nëpërmjet Astrit Fazliut, pas këndores u ndodh i vetëm në shtyllën e dytë dhe i papenguar shënoi për pikën e madhe të gjilanasve (80’).