Lajme

Java XXX: Prishtina – Liria, gjykon Fatmir Tahiri nga Mitrovica

Java XXX: Prishtina – Liria, gjykon Fatmir Tahiri nga Mitrovica

E asistojnë Alban Ejupi nga Podujeva, Visar Kelmendi nga Peja dhe Mervan Bejtullahu nga Gjilani

Prishtinë, 8 maj, 2017 – Prishtina dhe Liria takohen në kuadër të javës së XXX të Vala Superligës. Ndeshja zhvillohet në mesjavë, të mërkurën më 10 maj në Kastriot. Ndërsa, e gjykojnë, Fatmir Tahiri, kryesor – nga Mitrovica, i ndihmuar nga Alban Ejupi (Podujevë) e Visar Kelmendi (Pejë). Gjyqtar i katërt, Mervan Bejtullahu (Gjilan).

Prishtina lufton për vend të dytë, kurse Liria në luftë të egër për ekzistencë. Dy ndeshjet e këtij edicioni i kanë fituar bardhekaltrit, në Prizren 2:1, në Mitrovicë 1:0.