Lajme

Java XXXI: Ballkani – Prishtina 2-2 (2-1)

Java XXXI: Ballkani – Prishtina 2-2 (2-1)

Bardhekaltrit luajtën futboll

Ballkani - Prishtina 2-2

Therandë, 18 korrik 2020 – Shumë kush sot aludonte që Prishtina do të kalkulonte ndonjë matematikë, por pas rezultatit baras e që s’i hyri askujt në punë, besojmë ta kenë mbyllur gojën!

Ballkani sot ishte skuadër më e mirë, sidomos në pjesën e parë, por me gjithë problemet me mungesat në përbërje (Januzi e Bekaj kartona, Zyba i lënduar e Krasniqi u lëndua në minutën e 33-të), Prishtina ia doli të rikthehet e pamposhtur.

Me këtë rezultat, Ballkani ende e ka fatin në duart e veta, ndërsa Prishtina ka vetëm gjasa matematikore të përfundon e dyta. Pra, Evropa për Prishtinën duhet me gjasë të madhe të kërkohet nga finalja e Kupës, po me Ballkanin.

Ballkani - Prishtina 2-2

Vendasit ishin skuadra e parë që erdhën në epërsi. Miftaraj pengoi në zonë Dakun (11’), ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishte Blend Baftiu (12’). Prishtina shpejt barazoi. Mankenda u pengua brenda zonës nga Besnik Krasniqi (14’). Endrit Krasniqi gjuajti nga pika e bardhë, por priti portieri Rugji, ndërsa nga ky top i kthyer përfitoi sërish Krasniqi që nga afërsia me kokë vendosi topin në rrjetë (16’).

Ballkani - Prishtina 2-2

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Kushtrim Gashi shënoi gol të bukur nga distanca, kurse prishtinasit barazuan pas harkimit dhe asistimit të Ardit Hilës dhe gjuajtjes me kokë, shënimit, nga Oto John (60’).

Për treguar që Ballkani ishte më kërkues janë 15 gjuajtjet në portë, 6 prej tyre në kuadrat përkundër vetëm 5 gjuajtjeve të Prishtinës (vetëm 3 në portë).

Ballkani - Prishtina 2-2

Bardhekaltrit të mërkurën presin Flamurtarin nga ora 17.00.

Java XXXI:

Ballkani – Prishtina 2-2 (2-1)

Golat: Blend Baftiu (p) 12’, Kushtrim Gashi 45’+1 – Endrit Krasniqi 16’, Oto John 60’

Gjyqtarë: Gramos Shala, Besnik Morina, Imran Kabashi, Elvis Bicaj, Ilir Mehmeti, Erdall Zasella

KV: B. Krasniqi, M. Daku – D. Miftaraj, L. Boshnjaku

Pozita jashtë lojës: Blk 2-8 Pri

Kornerët: Blk 3-3 Pri

Gjuajtjet: Blk 15-5 Pri

Gjuajtjet në portë: Blk 6-3 Pri

Ballkani: 1. Armend Rugji – 22. Besnik Krasniqi (23. Ramiz Bytyqi – 81’), 5. Visar Berisha /c/, 33. Arbër Prekazi, 3. Arbër Potoku, 20. Edvin Kuç, 8. Kushtrim Gashi, 10. Blend Baftiu, 17. Ermal Krasniqi (21. Liridon Fetahaj – 78’), 11. Jetmir Topalli, 19. Mirlind Daku (16. Artur Magani – 67’). Kryetrajner: Ismet Munishi.

Prishtina (4-3-3): 35. Eglant Haxho – 2. Armend Thaqi /c/ (22. Labinot Ibrahimi – 86’), 5. Diar Miftaraj, 28. Leotrim Bekteshi, 23. Leonit Abazi – 7. Lorik Boshnjaku, 88. Ardit Hila (8. Ahmet Haliti – 86’), 6. Endrit Krasniqi (4. Tun Bardhoku – 78’) – 10. Meriton Korenica (11. Kreshnik Uka – 73’), 15. Gauthier Mankenda, 77. Oto John. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Qendrim Zyba, Dhurim Zhuri. Kryetrajner: Armend Dallku.

Ballkani - Prishtina 2-2

Eglant Haxho