Lajme

Java XXXI: Feronikeli – Prishtina

Java XXXI: Feronikeli – Prishtina

Përballje gjigantësh për nënkampion

Prishtinë, 13 maj, 2017 – Pas Prishtinës dhe Besës, Feronikeli është skuadra e tretë më e suksesshme pas luftës. Dhe për t’i arritur gjitha ato suksese, skuadra nga qyteza e Drenasit, është dashtë të kapërcej nëpërmes ndeshjeve me Prishtinës. Pas dy viteve rresht kampion, “Nikli” tani lufton vetëm për nënkampion dhe sërish duhet ta dëshmoj nëpërmjet Prishtinës. Por, edhe Prishtina ka qëllimet e saj, donë të tregoj fuqinë e saj të rikthyer dhe padyshim ndeshja e nesërme zgjon kërshërinë e adhuruesve të futbollit. Nikli dhe Prishtina i ndajnë vendin e katërt dhe të dytë me vetëm dy pikë dallim. Humbja për vendasit do të thoshte përshëndetje nga nënkampioni, njëjtë deri diku do të ndodhte edhe për Prishtinën. Por, fitorja për bardhekaltrit do të thoshte shumë, me gjasa të mëdha për të ruajtur këtë pozitë.

Prishtina vazhdon të ketë mungesa, edhe pse rikthehet Liridon Leci nga suspendimi, listës së të lënduarve i shtohet edhe Mërgim Neziri, si dhe Ahmed Januzi, portieri Alban Muqiqi, Endrit Krasniqi dhe Gentrit Begolli.

Java XXXI

Feronikeli – Prishtina

E diel, 14 maj – ora: 17.00

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Gjyqtarë: Gramos Shala, Besnik Morina, Kujtim Bajrami e Fatmir Tahiri


Drejtpërdrejt: Supersport Kosova, Radio Kosova

A. Thaqi: Ndeshje e fortë dhe interesante

“Feronikeli është ekip i fortë dhe presim lojë cilësore. Përparësi e jona në fazën defensive është se tani kemi dy qendërmbrojtësit, Dallku e Leci, e që kanë munguar dhe na ka kushtuar sidomos me Llapin. Ndërsa vazhdojmë të kemi mungesa të shumta, por sidoqoftë ne jemi përgatitur të zhvillojmë ndeshje të fortë dhe të paktën ndeshje interesante që t’i lëmë mbresa të gjithë atyre që do të vijnë të na shikojnë në fund të këtij kampionati, sepse besoj se kemi ngritje në aspektin e cilësisë”, ka thënë kryetrajneri, Arsim Thaqi.

A. Dallku: Barazimi nuk i konvenon asnjërës, luajmë të dyja për fitore

“Presim të jetë lojë mjaft interesante, sepse të dy skuadrave nuk iu konvenon barazimi dhe luftohet vetëm për fitore. Unë besoj se ekipi ynë do të jap më të mirën që të arrin objektivin e vendit të dytë. Po ashtu shpresoj shumë të bëjmë lojë të bukur për shikuesit, sepse të dy ekipet kemi lojtar mjaft cilësor brenda grupit. Unë shpresoj të fitojmë ndeshjen”, ka thënë mbrojtësi, Armend Dallku.

Statistikat:

Prishtina dhe Feronikeli kanë zhvilluar 17 ndeshje zyrtare pas luftës. Bilanci është i barabartë me nga 7 fitore dy skuadrat dhe tre barazime, por me golldallim +11 për Prishtinën, 28:17.

Këto statistika janë përshkak të ndeshjeve të Kupës, sepse në kampionat, Feronikeli ka 7 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje me gola të barabarta, 15:15.

Prishtina në tre ndeshjet e fundit ka dy fitore e një barazim, por para kësaj, Feronikeli kishte plotë pesë fitore dhe 3 barazime.

Prishtina dhe Feronikeli vetëm një herë kanë luajtur pa gola, në ndeshjen e fundit në Kastriot. Kurse 7-herë është luajtur 1:0, 4 me 3 fitore për Feronikelin.

Nga 28 golat e Prishtinës, i kanë shënuar 16 futbollistë, prej tyre prin Florim Bërbatovci me 5 (1x3 dhe 1x2), i ndjekur nga Uliks Emra me 4 (1x4), kurse nga futbollistët aktiv udhëheq Gentrit Begolli me 2 i ndjekur me nga 1 gol nga Endrit Krasniqi, Ahmed Januzi, Debatik Curri e Liridon Kukaj.

17 golat e Feronikelit i kanë shënuar 9 futbollistë dhe prin ish-kapiteni i Prishtinës, Behar Maliqi me 5 gola (1x2) si dhe Fatih Karahoda me 4 (1x2) e Mendurim Hoti me 2.

Nga 17 ndeshje, Prishtinës i kanë prirë 10 trajnerë vetëm Afrim Tovërlani më shumë se dy ndeshje, 5 (3-0-2, 11:6).

Feronikelit i kanë prirë 6 trajnerë, tre prej tyre me vetëm një ndeshje, dhe tre tjerë më shumë se katër ndeshje. Prinë suksesshëm Gani Sejdiu me 5 ndeshje (3-2-0, 8:4) sa ka edhe Ramiz Krasniqi (2-0-3, 4:4) dhe Afrim Tovërlani me 4 ndeshje (1-1-2, 2:3).

Prishtina ka fitore të lartë prej 9:0 (për Kupë) si dhe 1:8 (kampionale), ndërsa Feronikeli ka fitore prej 3:1 e 2:0.

Përballjet:

2003: Kupa 1/16 Feronikeli - Prishtina 0:9 (0:5) A. Plepolli 16’, 44’,  Xh. Llumnica 38’, 53’,  U. Emra 40’, 42’, 79’, 86’, V. Munishi 68’
2012: Prishtina – Ferronikeli 1:0 (0:0) Liridon Kukaj 90’
2013: Kupa, 1/8 Ferronikeli - Prishtina 1:2 p.v. (1:1) Fatih Karahoda 74’ – Florim Bërbatovci 50’, 110’
2013: Ferronikeli – Prishtina 2:0 (1:0) Elhami Berisha 43’, Fatih Karahoda 67’
2013: Feronikeli – Prishtina 1:8 (0:3) Endrit Demaku 69’ - A. Fazliu 3’, G. Begolli 9’, D. Krasniqi 19’, F. Bërbatovci 60’, 75’, 82’, B. Krasniqi 62’ 69’
2013: Feronikeli – Prishtina 2:0 (1:0) Karahoda 32’, 50’
2013: Prishtina – Feronikeli 1:0 (0:0) Berat Hyseni 90+3’
2014: Feronikeli – Prishtina 1:0 (0:0) Triumf Shabani 74’
2014: Prishtina – Feronikeli 0:1 (0:1) Mirlind Dërmaku 34’
2014: Feronikeli – Prishtina 1:1 (1:0) Behar Maliqi 11’ (pen) – Liridon Latifi 88’
2015: Feronikeli – Prishtina 2:2 (1:0) Behar Maliqi 21’, Lapidar Lladrovci 57’ – Labinot Osmani (pen) 79’, 90+1’
2015: Prishtina – Feronikeli 0:1 (0:0) Mevlan Zeka 63’
2015: Feronikeli – Prishtina 3:1 (0:1) Behar Maliqi 52’, 87’, Mendurim Olluri 90+2’ – Gentrit Begolli 16’
2016: Feronikeli – Prishtina 1:0 (1:0) Mendurim Hoti 13’
2016: Superkupa Feronikeli – Prishtina 1:2 (0:1) Behar Maliqi (p) 51’ – Endrit Krasniqi 36’, Ahmed Januzi 72’
2016: Feronikeli – Prishtina 0:1 (0:1) Debatik Curri 6’
2016: Prishtina – Feronikeli 0:0