Lajme

Java XXXI: Prishtina – Gjilani

Java XXXI: Prishtina – Gjilani

Edhe tre ndeshje drejt Ligës së Kampionëve!

Prishtinë, 5 maj 2018 – Kanë mbetur edhe tre ndeshje kampionale, Prishtina duhet fituar të tria këto përballje për t’u shpallë kampion dhe për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtari i radhës është skuadra tradicionalisht e fortë kundër Prishtinës, por jo edhe e pamposhtur, sepse, Gjilani nga viti 1999, kundër Prishtinës e ka vetëm një fitore kampionale, ndërsa nga 38 përballjet zyrtare i ka vetëm tre fitore (një për superkupë e një për kupë).

Prishtina në 20 ndeshjet e fundit kampionale në dy garat e ka vetëm humbjen ndaj Drenicës dhe pozicionet e dyta me 57 pikë, 3 më pak se Drita me 60.

Prishtina në ndeshjen e nesërme ka mungesë Dallkun dhe Hoxhën – të dy të suspenduar nga kartonët, por rikthehet Mankenda nga një ndeshje mungesë përshkak kartonëve.

Java XXXI

Prishtina – Gjilani

E diel, 6 maj – ora 16:00

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Besnik Morina (Vu), Imran Kabashi (Mt) – Erdal Zasella (Mt)

J. Arago: Gjilani ekip i fortë – por neve na duhen vetëm tre pikët

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Por, ne e dimë e qëllimin tonë dhe drejt rrugës së këtij qëllimi e kemi edhe përballjen me Gjilanin. Se çfarë skuadre e fortë është më së miri e pamë kundër Dritës në derbi dhe mendoj se do nuk do të jetë fare ndeshje e lehtë, sepse fare nuk ka rëndësi që ne jemi të dytit ndërsa ata në mesin e tabelës apo në çfarë do pozite që janë. Kanë disa lojtarë mjaft cilësor, ndoshta jo aq shumë, por armën më të fortë e kanë se luajnë sëbashku në dy-tre vitet e fundit, madje ka lojtarë edhe nga koha kur unë isha atje. Por, ne me stafin e trajnerëve jemi përgatitur maksimalisht, sidomos në aspektin taktik, që t’i arrijmë tre pikët e rëndësishme drejt qëllimit tonë.
Ndërsa sa i përket formës time, them se nga ndeshja në ndeshje kam rritje, edhe pse nuk ia arritëm t’i marrim tre pikë me Feronikelin, do të provoj të jap në çdo ndeshje maksimumin dhe me të mirën për Prishtinën”, ka thënë Jamal Arago.

Përballjet pas luftës:

1999/00:
Gjilani – Prishtina 1:1 (1:1) F. Fetahu 38’ – K. Munishi 9’
Prishtina - Gjilani 1:0 (0:0) Ynall Duraku 68’
Superkupa: Prishtina - Gjilani 1:4 (0:1) F. Berisha 88’ – Xh. Muji 9’, 90’, N. Sahiti 56’, N. Ajeti 79’

2000/01:
Gjilani - Prishtina 1:1 (0:0) Besnik Kollari 89’ – Sheremet Isufi 88’
Prishtina – Gjilani 1:0 (1:0) Bashkim Patoku 14’

2001/02:
Prishtina - Gjilani 3:1 (3:0) Sh. Isufi 14’, 32’, Fadil Vuçitërna 16’ – Burim Terziu 89’
Gjilani - Prishtina 1:1 (0:0) Halil Halili 62’ – Uliks Emra 60’

2002/03:
Prishtina – Gjilani 4:0 (3:0) Xhevdet Llumnica 4’, Sheremet Isufi 8’, 18’, 81’
Gjilani – Prishtina 0:0
Kupa: 1/2: Prishtina – Gjilani 3:1 (1:0) Fitim Krusha 11’, Arsim Plepolli 50’, 65’ – Premton Muja 87’
Kupa: 1/2: Gjilani – Prishtina 1:0 (0:0) Arben Zeqiri 89’

2003/04:
Prishtina – Gjilani 3:0 – Gjilani ishte tërhequr nga garat
Gjilani – Prishtina nuk u zhvillua

2005/06:
Prishtina - Gjilani 2:0 (2:0) Malsor Gjonbalaj 8’, Florim Humolli 42
Kupa 1/8 Gjilani – Prishtina 0:3 (0:2) Artan Krasniqi 13’, Mervan Hoxha 31’, Nikollë Dushi 88’
Gjilani - Prishtina 0:0
Kupa 1/8: Prishtina – Gjilani 1:1 (0:1) Eduard Berisha 70’ – Liridon Hasani 20’

2006/07:
Gjilani - Prishtina 1:2 (0:0) Bashkim Arifi 74’ – Arben Zhjeqi 54’, Uliks Emra 70’
Prishtina - Gjilani 7:0 (5:0) N. Dushi 6’, 19’, 30’, Emin Baliqi 35’, 57’, Ardian Kozhani 43’, U. Emra 78’

2007/08:
Gjilani - Prishtina 1:2 (0:2) Arben Zeqiri 56’ – Ertan Hasan 25’, 42’
Prishtina – Gjilani 3:1 (1:0) Kushtrim Munishi 18’, Yll Hoxha 88’, Ertan Hasan 90’ – Premton Muja 80’

2008/09:
Gjilani - Prishtina 0:1 (0:1) Suad Saliagiq 17’
Kupa 1/8: Gjilani – Prishtina 2:3 (1:1) Premton Muja 7’, Arifi 90+3’ – Berat Hyseni 38’, 80’, Behar Maliqi 52’
Prishtina – Gjilani 2:2 (0:1) Argjent Mustafa 14’, Berat Hyseni 52’ – Liridon Hasani 31’, 70’

2009/10:
Gjilani - Prishtina 0:2 (0:0) Azem Ahmeti 56’, Astrit Fazliu 72’
Prishtina – Gjilani 2:1 (1:0) Ardian Kozhani 22’, Suad Saliagiq 70’ – Sabri Osmani 84’
Prishtina – Gjilani 1:0 (1:0) Suad Saliagiq 45’

2010/11:
Kupa 1/2: Gjilani - Prishtina 1:1 (1:0) Sabri Osmani 21’ – Suad Saliagiq 74’
Kupa 1/2: Prishtina – Gjilani 3:1 (1:1) I. Llumnica 1’, A. Fazliu 16’, S. Saliagiq 82’ – F. Frangu 33’

2011/12:
Prishtina – Gjilani 1:1 (0:1) A. Ahmeti 70’ – Vllaznim Jashari 45’
Gjilani - Prishtina 1:1 (1:1) Premton Muji 43’ – Mentor Mazrekaj 10’
Gjilani - Prishtina 1:5 (1:2) G. Sermaxhaj 12’ – M. Mazrekaj 18’, F. Zejnullahu 35’, 70’, A. Fazliu 62’, E.        Fetahu 78’

2015/16:
Gjilani – Prishtina 0:0
Prishtina – Gjilani 1:0 (0:0) Berat Hyseni (p) 81’
Gjilani – Prishtina 0:1 (0:0) Lorik Boshnjaku 54’

2016/17:
Prishtina – Gjilani 1:0 (1:0) Liridon Kukaj 2’
Gjilani – Prishtina 1:0 (0:0) Betim Haxhimusa 59’
Prishtina – Gjilani 1:0 (0:0) Basit Abdul Khalid 87’

2017/18:
Gjilani – Prishtina 0:0
Prishtina – Gjilani 2:1 (1:1) Gauthier Mankenda 26’, Ahmed Januzi 62’ – Gëzim Rusi 45’