Lajme

Java XXXII: Liria – Prishtina 0-1

Java XXXII: Liria – Prishtina 0-1

Mërfim Pefqeli në minutën e 94-të i ka sjellë skuadrës finalen e madhe në ndeshjen e fundit

Prizren, 11 maj 2018 – Sot futbollistët e Lirisë luajtën sikur të ishte ndeshja jetë a vdekje. Por, Prishtina luajti më shumë se kaç dhe në krahët e adhuruesve që si ka kush, e lumja Prishtina, me Plisat në krah dhe me ndihmën e Zotit - kundër të gjithëve, në sekondat e fundit me idhullin e Plisave, Mergim Pefqelin, pas asistimit të kapitenit Dallku, ka shënuar, mbase edhe golin historik. Tani ka mbetur vetëm edhe një ndeshje direkte, le të shohim tani kush është më i miri!!!

Në fakt, Prishtina sot u përball me presing të jashtëzakonshëm nga futbollistët vendas, sidomos në pjesën e parë kur edhe qëlluan traversën pas harkimit nga këndorja. Por, raste tjera nuk patën. E Prishtina, e cila ndryshoi rreshtimin në pjesën e dytë dhe u vërsul e tëra përpara, krijoi nja tre raste, sidomos e Khalid vetëm me portier (90’), nuk po ia dilte me futbollistët që ishin të stërmotivuar dhe nuk zgjedhin mjete për ta quar ndeshjen në barazim çka dhe automatikisht Prishtina do të humbte titullin.

Por, me ngulmim maksimal, jo shumë duke e humbur kokën, me mbështetje të pa ndalë të tifozëve e të irrituar nga publiku vendas duke brohoritur për Dritën, sikur u erdhi fuqia hyjnore e në sekondat e fundit të shokonin kundërshtarët e shumtë që kishin mprehë dhëmbët, e të vazhdonin luftën deri në ndeshjen e fundit.

Futbollistët dhanë maksimumin, janë të vetëdijshëm se bartin fanellë të rëndë në trupin e tyre e të etur për të treguar se sa vlejnë dhe se janë më të mirët.

Ndeshja e fundit e javës së XXXIII ndërmjet Prishtinës dhe Dritës caktohet ndërkohë e zhvillohet në fundjavë. Ndërsa, Prishtina duhet fituar me dy gola epërsi për ta rikthyer pas katër edicionesh titullin e shumë munguar në kryeqendër.

Java XXXII

Liria – Prishtina 0-1 (0-0)

Golashënues: Mërgim Pefqeli 90’+4

Shikues: 2.000

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Ilir Mehmeti (Ka)

KV: F. Avdyli, A. Likaj – P. Osmani, M. Pefqeli

Pozita jashtë lojës: Lir 0-2 Pri

Kornerët: Lir 3-3 Pri

Gjuajtjet totale: Lir 2-7 Pri

Gjuajtjet në portë: Lir 0-5 Pri

Liria: 31. Edvan Bakaj – 4. Vigan Rexhaj, 17 Florent Avdyli, 29. Elvis Kaja, 44. Endrit Vrapi, 27. Zenel Gavazaj (9. Mevlan Zeka – 60’), 7. Meriton Korenica /c/, 20. Roni Gashi, 16. Artur Magani (34. Abdolaye Toungara – 78’), 19. Arbër Likaj, David Domgjonaj. Kryetrajner: Blendi Shkembi.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 88. Përparim Osmani, 4. Armend Dallku /c/, 6. Debatik Curri, 13. Abdul Bashiru – 20. Shqiprim Taipi (21. Blend Baftiu – 61’), 3. Jamal Arago, 29. Drashko Bozhoviç – 17. Arbër Hoxha (9. Basit Abdul Khalid – 46’), 15. Gauthier Mankenda (77. Mergim Pefqeli – 71’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Lorik Maxhuni, Agon Xhaka, Ergyn Ahmeti. Kryetrajner: Mirel Josa.

Komenti:

Prishtina fitoren e madhe të arritur sot i ka mundësuar vetës të ketë titullin në duart e saja. Përballja në ndeshjen e fundit me Dritën duhet fitorja me dy gola epërsi. Dhe ku ka më mirë që kampioni të meritohet më shumë kur arrin të përmbysësh një kundërshtar direkt që i ka të gjithë pas vetës me dy gola epërsi?! Pra, me fitoret e arritura në fund, pa u dorëzuar asnjëri, do të thotë se të gjithë e besojnë fitoren në ndeshjen e fundit.

Përndryshe, Armend Dallku sot ka arritur asistim e 3-të, kurse Mergim Pefqeli me këtë gol të artë ka arritur në shifrën prej 3 golave.

Minutë pas minute:

15’ Korenica harkon këndoren e majtë e Kaja gjuan fortë me kokë, qëllon traversën.

22’ Avdyli e nis ndërprerjen e me top të gjatë në zonë te Kaja i cili e kthen anën e majtë te Domgjonaj që gjuan, por e lartë.

36’ Ndërprerjen nge majta Prishtina e nis me shpejtësi te Bashiru majtë që harkon krejtësisht në të djathtë te Dallku i cili mund të harkonte, por provoi gjuajtjen dhe jashtë.

45’+3 Aksion i mirë ndërmjet Januzit e Mankendës brenda zonës nga e majta dhe ky i fundit gjuajti rrezikshëm, por pak lartë.

56’ Prishtina e ka të tërë pjesën e dytë në dorë, por nuk po ia del të rrezikoj. Tani Bozhoviç nga gjuajtja e lirë prej majtas harkon rrezikshëm, por e kap portieri Bakaj.

85’ Rivënien anësore nga e djathta me shpejtësi e nis Osmani e me duar e gjuan në zonë te Dallku e ky me kokë nga mbrapa e vazhdon para portës e ku Pefqeli gjuan me kokë e portieri Bakaj gati-gati nga brendësia e portës e kap e shpëton gol të sigurt.

90’ Degazhim i gjatë, topi i ikën vendasve e Khalid del përball portieri Bakaj, rast i qindpërqindtë, gjuan, por drejt në portier.

90+3’ Khalid lufton fortë para zonës e ia del të gjuaj ballore, por pret Bakaj.

90+4’ Goditje dënimi nga e djathta në Osmanin. Bozhoviç ia vazhdon Dallkut në vijë e ky harkon në shtyllën e parë ku ndodhej Mergim Pefqeli e gjuan me kokë – topi në rrjetë – 0:1…erupsion gëzimi nga Plisat, futbollistët, bankina e Prishtinës. E

pabesueshme, fiton drejtësia në sekondat e fundit, Prishtina mbetët në luftë për titull.

Deklaruan:

Mirel Josa:
Për mua ka rëndësi që skuadra ngulmoi deri në fund dhe ngulmoi me logjikë deri në minutat e fundit, pavarësisht se në 6-7 minutat e fundit ne i hupëm ekuilibrat dhe ishte normale, sepse ishim minutat shumë produktive tonat. Por, këmbëngulja bëri që ne të dalim, edhe logjika, normal, sepse edhe rastet që bëmë ishin komplet me logjikë dhe jo me goditje të gjata të topit. Megjithatë kështu e ka futbolli. I uroj Lirisë për shpirtin e garës që dha gjatë gjithë lojës dhe uroj që në këtë formë të ketë qenë edhe ndeshja e Trepçës ’89 me Dritën. Megjithatë s’na intereson neve se çfarë bëjnë skuadrat tjera, sepse për të vetmen gjë se neve na duheshin pikët tona, ndërsa jemi ndjekës ne duhet merrnim pikët tona, gjë që e potencoj e arritëm në bazë të këmbënguljes që kishim kualitetit i cili normal për mua nga ndeshja e javës së kaluar, pavarësisht se kthyem rezultatin, dhe përveç pikëve, ne kemi kthyer shumë besim se çdo gjë do të ndodh deri në fund. Tani t’ia lëmë kohës, të qetësojmë ekipin për këto dy ndeshjet e fundit që na kanë mbetur. Ndeshja me Dritën unë them do të jetë 50 me 50 dhe nuk do ta shohim si skuadër që vetëm mund të pësoj, por është skuadër edhe që mund të na godas, sepse ka kualitet në skuadër dhe nuk është më kot këtu ku është në klasifikim. Ne do të bëjmë ç’është e mundur të kthejmë rezultatin për të bërë atë që duhet bërë, e po s’u bë pastaj të fitoj më i miri, sepse në futboll nuk mund të fitojnë dy skuadra. Problemi është që popullit të Kosovës i dhamë edhe një javë kohë që të mendoj për kampionatin.

Mergim Pefqeli: Falënderoj skuadrën që ma dha këtë mundësi të luaj sot. I falënderoj Plisat që ishin të jashtëzakonshëm të cilët na besuan deri në fund të ndeshjes. Falënderoj më së shumti Allahun për babin tim – goli ishte vetëm për të dhe do të vazhdojmë për titull deri në fund.  Gjasat janë të barabarta, megjithatë më vështirë e kemi ne se duhet fituar me dy gola diferencë, por deri në fund nuk dihet asgjë.

Blendi Shkembi, kryetrajner i Lirisë:
E humbëm ndeshjen ku nuk luajtëm mirë dhe në fund të takimit nga gabimet tona . Prishtina e deshi më shumë fitoren. Dhe e deshti fati që titulli të vendoset në ndeshjen e fundit.