Lajme

Java XXXII: Liria – Prishtina

Java XXXII: Liria – Prishtina

Prishtinën fitorja e mban në rrugë për titull!

Prishtinë, 10 maj 2018 – Liria dhe Prishtina me dy skuadra tjera (Trepça dhe Vëllaznimi) deri në vitet 90-ta janë konsideruar “4-ja e madhe” e futbollit kosovar. Por, edhe pse pas luftës, e sidomos viteve të fundit është venitur ky rivalitet, Liria dhe Prishtina kanë pasur përballje historike ndër vete, si para viteve 90-ta (më 1983 e 1989), po ashtu edhe nëpër djerrina (Liria njëherë kampion duke e kaluar Prishtinën), dhe shumë më pak pas luftës, duke e përjashtuar vetëm vitet e para pas 1999.

Dhe, ndeshja e nesërme është gati historike për bardhekaltrit. Duhet fituat patjetër, sepse çdo rezultatet tjetër e eliminon nga lufta për titull. Duhet mposhtur Liria për të pritur ndeshjen e fundit direkte me Dritën për titull. Titull që Prishtinës i mungon katër edicione dhe sidomos me ndershmëri dhe fer-play, Prishtina e meriton ja tani ja kurrë!!!

Futbollistët janë maksimalisht të mobilizuar, por jo vetëm, është i tërë qyteti, e veçmas tifozeria e flaktë “Plisat”. Të gjithë duan rikthimin e titullit. Të gjithë e duan LIGËN E KAMPIONËVE që ta shohin në kryeqendër!!!

Prishtina nuk ka mungesa tjera përveç të lënduarve Boshnjaku e Mazrekaj.

Përndryshe ndeshjen do ta gjykojnë treshja e FIFA-s, me marrëveshjen e arritur ndërmjet dy skuadrave para fillimit të kampionatit dhe me gjykimin e tyre Prishtina e ka fituar ndeshjen në Drenas 1:0 sikurse edhe Liria me të njëjtin rezultat në Prizren.

Ndërsa, përderisa Prishtina është larg titullit edhe me dy fitore, dhe në pranverë ka veç një humbje dhe në 22 ndeshje ka edhe 14 fitore e 6 barazime në të gjitha garat, Liria tani ka siguruar ekzistencë dhe gjasa për Evropë më nuk ka. Por, Liria do të jetë super e motivuar dhe Prishtina këtë e di dhe me ndihmën e madhe të adhuruesve të saj Plisat, do të udhëtoj për ta fituar ndeshjen në fushë të gjelbër. 

Java XXXII

Liria – Prishtina

E premte, 11 maj – ora 16:00

Stadiumi: “Përparim Thaqi”, Prizren

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) - Ilir Mehmeti (Ka)

Josa: Shkojmë për të fituar ndeshjen që të zgjasim luftën edhe një javë

“Nuk është problemi çka do bëjmë. Ne kemi ardhur deri këtu dhe kjo ndeshje nuk do shumë llafe. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, është ndeshje shumë e fortë. Liria është ekip që ka qenë i konsoliduar gjatë gjithë kohës pavarësisht problemeve që ka. Pavarësisht se është jashtë objektivave, nuk do të thotë që ne do të kemi ndeshje të lehtë dhe është ndeshje e vështirë, njësoj si ndeshja e fundit. Pra, shkojmë për të fituar ndeshjen që të zgjasim luftën edhe një javë”, ka thënë Josa.

Të gjitha përballjet e pas luftës:

1999/00:
Liria – Prishtina 1:1 (1:1) Erxhan Dana 34’ – Hysni Xhinovci 41’
Prishtina - Liria 1:0 (1:0) Milaim Humolli 40’

2000/01:
Prishtina – Liria 1:1 (1:1) Besim Ademi 10’ – Erxhan Dana 45’
Liria – Prishtina 3:2 (1:1) Bekim Elshani 26’, Mirsad Qollaku 70’, 72’ – Jeton Qubreli 25’, 50’
Kupa 1/8 Liria – Prishtina 2:1 (0:1) Fitim Krusha 53’, Uliks Emra 68’ – Bashkim Patoku 5’
Kupa 1/8 Prishtina – Liria 1:1 (0:0) Besim Ademi 74’ – Erxhan Dana 60

2001/02:
Liria - Prishtina 2:1 (1:1) Erxhan Dana 2’, Nehari Toska 70’ – Fadil Vuçitërna 28’
Prishtina – Liria 1:2 (0:0) Xhevdet Llumnica 55’ – Erxhan Dana 76’, 80’

2002/03:
Prishtina - Liria 4:0 (2:0) Sheremet Isufi 19’, 48’, Uliks Emra 20’, 80’
Liria - Prishtina 0:1 (0:1) Besnik Kollari 42’

2004/05:
Liria – Prishtina 1:1 (0:0) Fitim Krusha 66’ –Debatik Curri 74’
Prishtina – Liria 1:0 (0:0) Bashkim Patoku 89’
Liria – Prishtina 1:0 (0:0) Uliks Emra 81’
Prishtina – Liria 0:0

2005/06:
Prishtina – Liria 2:1 (2:0) Mirsad Idrizi 30’, Uliks Emra 44’ – Fitim Krusha 51’
Liria - Prishtina 0:2 (0:0) Malsor Gjonbalaj 58’, Uliks Emra 78’
Liria - Prishtina 1:1 (1:1) Driton Luli 30’ – Mensur Limani 8’
Prishtina - Liria 6:1 (3:0) Liridon Kukaj 6’, 15’, Lekë Pula 33’, Mensur Limani 61’, Enis Fetahu 71’, Mervan Hoxha 83’ – Alban Bekteshi 70’

2006/07:
Liria - Prishtina 1:1 (0:0) Rafet Mullallari 78’ – Mervan Hoxha 81’
Prishtina – Liria 4:1 (1:1) Enis Fetahu 17’, Ertan Hasan 77’, Azem Ahmeti 79’, 90’ – Denis Isaja 19’

2009/10:
Liria - Prishtina 3:0 (0:0) Fatih Karahoda 53’, 82’, Patrik Doçi 69’
Prishtina – Liria 1:0 (1:0) Isuf Llumnica 44’
Kupa, 1/8 Liria – Prishtina 2:2 (1:1) 8:7pen Rafet Mullallari 27’, Fitim Krusha 78 – Astrit Fazliu 19’, Agron Skeraj 71’
Prishtina – Liria 2:1 (1:0) Labinot Ibrahimi 35’, Astrit Fazliu 90’ – Rafet Mullallari 62’

2010/11:
Liria – Prishtina 2:3 (0:1) Luigj Buqaj 59’, Erdogan Brando 78’ – Mentrot Mazrekaj 17’, Labinot Ibrahimi 81’, Suad Saliagiq 90’
Prishtina – Liria 1:0 (1:0) Ardian Kozhani 29’
Prishtina – Liria 3:1 (0:1) Isuf Llumnica 49’, 52’ Suad Saliagiq 54’ – Fatih Karahoda 34’

2011/12:
Prishtina – Liria 2:0 (1:0) Astrit Fazliu 26’, Qendrim Sejdiu 70’
Liria - Prishtina 1:0 (0:0) Admir Mehja 47’
Liria - Prishtina 1:3 (1:0) Admir Mehja 20’ – Vedat Muriqi (aut) 75’, Azem Ahmeti 84’, Agon Dellova (aut) 87’

2012/13:
Liria - Prishtina 0:1 (0:1) Besnik Krasniqi 6’
Prishtina – Liria 3:0 (2:0) Florim Bërbatovci 4’, Liridon Latifi 36’, Besnik Krasniqi 83’
Liria – Prishtina 0:2 (0:1) Gjakovë Besnik Krasniqi 40’, Florim Bërbatovci 81’

2015/16:
Liria – Prishtina 1:1 (0:1) Liridon Fetahaj 79’ – Shend Kelmendi 30’
Prishtina – Liria 2:0 (1:0) Labinot Osmani 16’, Armend Thaqi 46’
Liria – Prishtina 1:0 (0:0) Besart Islamaj 90’

2016/17:
Liria – Prishtina 1:2 (1:1) Visar Berisha 36’ – Endrit Krasniqi 10’, 49’
Prishtina – Liria 1:0 (0:0) Mitrovicë Labinot Osmani 90+4’
Prishtina – Liria 3:1 (1:1) Kastriot Gauthier Mankenda 28’, 78’, B. Khalid 55’ – Henry Chibueze 39’

2017/18:
Prishtina – Liria 1:0 (0:0) Armend Dallku 86’
Liria – Prishtina 1:0 (0:0) Artur Magani 75’