Lajme

Java XXXII: Prishtina – Flamurtari 3-0 (0-0)

Java XXXII: Prishtina – Flamurtari 3-0 (0-0)

Bardhekaltrit luajtën (sërish!) futboll

Prishtina - Flamurtari 3-0

Prishtina - Flamurtari 3-0

Prishtinë, 22 korrik 2020 – Prishtina, edhe pse me katër futbollistë të rinj nën moshën 20-vjeçare, ka mposhtur rivalët e kryeqytetit – 3:0. Në fakt, pjesëloja e parë ishte për t’u harruar, sidomos për shkak vapës së madhe, por në pjesën e dytë skuadra nuk kurseu vetëm duke shënuar tre gola në shtatë minutat e fundit të ndeshjes. Ishte kapiteni Armend Thaqi i cili u inkuadrua si zëvendësues pas asistimit të Ukës që zhbllokoi rezultatin në 1:0 (83’). Pastaj, Hasanaj pengoi në zonë Ardit Hilën dhe gjyqtari Nuza jep shenjë në pikën e bardhë nga i pagabueshëm ishte Meriton Korenica për 2:0 (85’). Goli i tretë u arrit me asistimin e Abazit dhe shënimit nga afërsia të Kreshnik Ukës (90’).

Meriton Korenica

Kreshnik Uka


Prishtina pati një mori rastesh në pjesën e dytë, kur gëzoi fakti i paraqitjes mjaft të mirë të tre futbollistëve nga akademia e klubit, duke mos llogaritur Zybën tani më të pjekur, si sulmuesi Zhuri, mbrojtësi i majtë Vitija dhe mbrojtësi djathtë Dushi.

Erdin Dushi

Prishtina në javën e fundit udhëton te Trepça ‘89 e cila vetëm fitorja e mban në Superligë. Kurse, Prishtina ende ka matematika të siguroj Evropën nëpërmjet kampionatit nëse mposhtët Gjilani në Flamurtar të cilëve iu duhet fitorja për shpëtim.

Por, mbi të gjitha, skuadra tani ka vëmendjen e plotë për finalen e Kupës e cila zhvillohet pas shtatë ditësh dhe kjo ishte arsyeja kryesore që sot kryetrajneri Dallku vendosi të luanin disa futbollistë me rotacion. 

Dhurim Zhuri

Ndërsa, u pa edhe njëherë se kur luhet vetëm futboll, as mjeshtri i filmave Hitchcock nuk mund ta parashikoj rezultatin.

Për fund, me shumë kontestime dhe me jo bindje, ashtu siç kemi vepruar para dy vitesh, njëjtë edhe tani e urojmë Dritën për titullin e kampionit.

Ermal Vitija

Java XXXII

Prishtina – Flamurtari 3-0 (0-0)

Golat: Armend Thaqi 83’, Meriton Korenica (p) 85’, Kreshnik Uka 90’

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Edmond Zeqiri (Pd), Bujar Selimaj (Pz), Safet Berisha (Mt), Gramoz Shala (Pe), Meriton Berisha (Pr)

Pozita jashtë lojës: Pri 4-0 Fla

Kornerët: Pri 1-3 Fla

Gjuajtjet totale: Pri 13-3 Fla

Gjuajtjet në portë: Pri 8-1 Fla

Prishtina (4-4-2): 35. Eglant Haxho – 22. Labinot Ibrahimi, 28. Leotrim Bekteshi (17. Erdin Dushi – 46’), 8. Ahmet Haliti, 21. Ermal Vitija – 4. Tun Bardhoku (20. Qendrim Zyba – 66’), 88. Ardit Hila, 11. Kreshnik Uka, 15. Gauthier Mankenda (23. Leonit Abazi – 65’) – 77. Oto John (10. Meriton Korenica – 46’), 9. Dhurim Zhuri (2. Armend Thaqi – 78’). Zëvendësues: Visar Bekaj, Lorik Boshnjaku. Kryetrajner: Armend Dallku.

Flamurtari: 12. Ardit Nika – 2. Donart Vitija, 5. Valto Zeqaj, 14. Gentrit Dumani, 21. Arbnor Zeqiri (23. Tervioll Stullqaku – 52’), 7. Mergim Boshnjaku, 20. Donat Hasanaj, 45. Festim Krasniqi, 18. Arnis Latifaj, 10. Agron Bruqi, 27. Shend Kelmendi. Kryetrajner: Sunaj Keqi.