Lajme

Java XXXII: Prishtina - Trepça ‘89 1:0

Java XXXII: Prishtina - Trepça ‘89 1:0

Prishtina mposhtë kampionët e rinj dhe siguron vendin e dytë

Kastriot, 20 maj, 2017 - Bardhekaltrit kanë mposhtur kampionët e rinj të edicionit 2016/17, Trepçën ‘89 - 1:0. Goli, më mirë me thënë eurogoli i Gauthier Mankendës në minutën e 10-të, ka vendosur ndeshjen dhe Prishtina me këtë fitore ka siguruar vendin e dytë apo nënkampionin.

Ndërsa, para ndeshjes, në emër të i skuadrës, kapiteni Armend Dallku, i ka dhuruar kapitenit mysafir Dijar Mustafa, buqetë lulesh duke i përgëzuar për titullin e kampionit.

Java XXXIII

Prishtina - Trepça ‘89 1:0 (1:0)

Golashënues: Gauthier Mankenda 10’

KV: D. Curri, G. Mankenda, Sh. Kelmendi - L. Lladrovci

Pozita jashtë lojës: Pri 3-0 T89

Kornerët: Pri 2-6 T89

Gjuajtjet totale: Pri 7-6 T89

Gjuajtjet në kuadrat: Pri 3-4 T89

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj - 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 13. Liridon Leci, 18. Gentrit Dumani - 6. Debatik Curri (66. Arbër Hoxha - 90+1’), 7. Lorik Boshnjaku, 77. Mërgim Pefqeli (16. Genc Hamiti - 84’) - 15. Gauthier Mankenda, 9. Shend Kelmendi (23. Blend Baftiu - 67’), 25. Basit Abdul Khalid. Zëvendësues: Ardit Nika, Liridon Kukaj, Agon Xhaka, Kastriot Selmani. Kryetrajner: Arsim Thaqi.

Trepça ‘89: 1. Bledar Hajdini - 21. Përparim Islami, 22. Lapidar Lladrovci, 23. Ilir Izmaku, 13. Arbër Potoku, 12. Muharrem Jashari (7. Hasan Hyseni - 72’), 14. Dijar Mustafa /c/ (6. Argjent Mustafa - 67’), 17. Ylber Maloku (3. Edon Pasoma - 82’), 8. Florent Hasani, 11. Fiton Hajdari, 4. John John.

Komenti:

Prishtina, një ndeshje pa u mbyllur kampionati, e siguron dinjitetshëm vendin e dytë. A ka mundur më shumë, ka mundur, dhe këtë klubi do të analizoj pas përfundimit të kampionatit.

Por, edhe Trepça ‘89 bindi sot se jopameritë shpallën kampion, por edhe Prishtina iu tregoi se mbase me cilësi është më e mirë.

Prishtina e ka dominuar pjesën e parë dhe vetëm për çudi nuk ka shënuar dy apo tre herë tjera, kurse pjesa e dytë u dominua nga “minatorët”, por nuk patë fuqi të barazonin edhe pse qëlluan pingulen.

Minutë pas minute:

10’ Curri nga mesfusha e shërben me top Gauthier Mankendan majtë i cili bukur depërton dhe posa futet më në qendër gjuan me saktësi milimetrike në këndin e djathtë të epërm dhe pothuajse e la fjet portierin mysafir Hajdini - 1:0.

15’ Aksion i bukur i mysafirëve që mbyllet me gjuajtjen e plogësht nga e majta prej Hajdarit, portieri Bekaj e priti.

23’ Boshnjaku bukur harkon nga e djathta kurse në shtyllën e dytë Khalid gjuan me kokë nga afërsia, por pret portieri Hajdini dhe këndore.

27’ Maxhuni me top të gjatë me saktësi për Khalid që i ikën mbrojtësit dhe pak nga e djathta i vetëm me portier gjuan josaktë në shtyllën tjetër, jashtë.

37’ Pefqeli e shtyn topin përpara për Maxhunin që pas depërtimit e kthen në zonë për Khalid që shpërdoron edhe një rast duke gjuajtur keq e jashtë.

38’ Boshnjaku e vazhdon majtë te Khalid që gjuan ulët, por jashtë pingules së djathtë.

40’ Tani Pefqeli pason majtë për Mankendën që gjuan jo fortë në shtyllën e parë dhe pa problem portieri Hajdini.

45’ Dallku e harkon gjuajtjen e lirë e Pefqeli me kokë çudi nuk qëllon rrjetën, jashtë.

47’ Depërton Islami nga e djathta dhe me gjuajtje që merr efe të çuditshme qëllon pingulen.

53’ Hasani e ekzekuton gjuajtjen e lirë nga e djathta, dikush nga vendasit nuk ia del të largoj me kokë topin dhe përpak autogol, por intervenim në momentet e fundit nga portieri Bekaj.

59’ Pas topit të kthyer nga 20 metra provon Jashari, por jashtë.

68’ Hasani nga gjuajtja e lirë ballore gjuan ulët, por Bekaj dëbon në këndore.

69’ Baftiu me të parën kthen për Khalid që u tregua vetjak duke gjuajtur lartë e mbase ka mundur t’ia vazhdonte sërish Baftiut.

86’ Hasani bukur nga e majta ia del të krosoj, e sot i padukshmi John gjuan keq e jashtë.

Deklaruan:

Arsim Thaqi, kryetrajner i Prishtinës:
Është e rëndësishme që kemi mundur kampionin duke e siguruar vendin e dytë që deri diku është sukses. Kemi zhvilluar pjesën e parë ndër më të mirat që kemi zhvilluar deri tani duke shpërdorur raste që ndoshta s’kemi krijuar aq shumë gjatë tërë kampionatit. Dhe kur është fitorja e ngushtë mesiguri se është e vështirë. Unë i uroj futbollistët për angazhimin dhe klubin për titullin e nënkampionit.

Zekerija Ramadani, kryetrajner i Trepçës ‘89: E konsideroj se jam fajtor vetë që nuk ia dola të motivoj ekipin për ndeshjen e sotme, sepse ne tani më nuk kemi objektiva dhe futbollistët po mendojnë vetëm për Evropën. Por, më vjen mirë që Trepça ‘89 i motivon skuadrat tjera. Prishtinën e uroj për fitoren.

Avni Durmishi