Lajme

Java XXXII: Prishtina – Trepça ‘89

Java XXXII: Prishtina – Trepça ‘89

Prishtinës fitorja ia siguron vendin e dytë

Prishtinë, 19 maj, 2017 – Deri sa Trepça ’89 ka siguruar titullin e parë të kampionit në histori, bardhekaltrit ende janë në garë, sepse fitorja përfundimisht ia siguron vendin e dytë. Dhe, po ashtu, motivi i madh t’i revanshohet Trepçës ‘89 për dy humbjet kampionale.

Megjithatë, Prishtina vazhdon të ketë mungesa, si portieri Alban Muqiqi, Ahmed Januzi, Endrit Krasniqi dhe Gentrit Begolli.

Java XXXII e Vala Superligës

Prishtina – Trepça ‘89

E shtunë, 20 maj – ora: 17.00

Stadiumi: “Agron Rama”, Kastriot

Gjyqtarë: Kreshnik Vula (Gjk), Besnik Morina (Vu), Alban Jakupi (Pd)

A. Thaqi: Të dhurojmë futbollit të Kosovës spektakël

“Me liderin e kampionatit krejt çfarë është më rëndësi se do të jetë ndeshja më interesante e kampionatit, sepse Trepça ‘89 tani e ka siguruar titullin dhe luan e pangarkuar, sikurse edhe ne për prestigj. Ne kemi punuar maksimalisht gjatë javës dhe ekip është i motivuar që të paktën futbollit të Kosovës t’i dhurojmë spektakël në fund të kampionatit. Ne vazhdojmë t’i kemi mungesat e njëjta, por jemi munduar t’i rikuperojmë ato dhe shpresojmë të funksionojnë sikurse me Feronikelin, fitore që do të na siguronte vendin e dytë në klasifikim”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Arsim Thaqi. 

A. Dallku: Të fitojmë ndeshjen për ta hekur dilemën e vendit të dytë

“Neve na duhet fitorja që ta mbyllim vendin e dytë. Duke i marrë të gjitha rrethanat që e ka përcjellë ekipin e Prishtinës, vendi i dytë s’do të ishte mossukses. Duke e marrë parasysh se kemi qenë pa shtëpi tonën, pa fusha të stërvitjes, edhe pse s’do të duhej të ishte arsyetim, edhe pse kemi luftuar deri në fund, nuk ia dolëm të kapim vendin e parë, e pra megjithatë edhe vendi i dytë do të na ngushëllonte. Trepça ‘89 me meritë shpallën kampion, kanë pasur vazhdimësi më të mirë të ndeshjeve, për çka duhet t’i përgëzojmë. Pres të jetë ndeshje interesante dhe publik më të shumtë pa marrë parasysh se titulli tani është vendosur, por përballen dy ekipet që kanë shfaqur futboll mjaft kualitativ këtë vit. Shpresoj për fitore, të gjithë futbollistët duhet të japim maksimumin, sepse është e vetmja mënyrë për ta fituar një ndeshje, u ndeshe me Hajvalinë e fundit, apo me Trepçën ’89. Pra vetëm angazhimi na sjell fitoren”, ka thënë kapiteni, Armend Dallku. 

L. Boshnjaku: Cilësitë i kemi më të mira, na duhet edhe angazhimi

“Jemi të etur për revansh ndaj “89”-it. Por, mbi të gjitha besoj se do të jetë edhe ndeshje e fortë e ne me fitore ta sigurojmë vendin e dytë. Unë besoj që nga cilësia jemi më të mirë dhe nëse angazhohemi qindpërqindtë atëherë edhe fitorja do të jetë e jona”, ka thënë mesfushori, Lorik Boshnjaku.