Lajme

Java XXXIII: Drenica – Prishtina

Java XXXIII: Drenica – Prishtina

Kjo ndeshje e mbyll kampionatin

Prishtinë, 27 maj, 2017 – Drenica e ka siguruar vendin e 7-të dhe nuk mund të lëvizë nga kjo pozitë, njëjtë edhe Prishtina e cila ka siguruar vendin e dytë. Pra, ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës nuk ka rëndësi të rezultatit, por pa dyshim ka të statistikave.

Prishtina do t’i ketë disa mungesa në këtë ndeshje, si Endrit Krasniqi, Mërgim Neziri, Gentrit Begolli e Debatik Curri, kurse kapiteni Armend Dallku do të mungoj shkak se do të jetë mysafir i ish-skuadrës, Vorskla Poltava. I dyshimtë në rikthimin e tij mbetët edhe portieri Muqiqi.

Java XXXIII

Drenica – Prishtina

E diel, 28 maj – ora: 16.30

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Bekim Rama (Pd), Visar Kelmendi (Pe) – Fatmir Tahiri (Mt)

Thaqi: Ndeshje pa presion, e rëndësishme për statistika

“Përkundrazi, për mua edhe kjo ndeshje ka rëndësi, sepse do të thotë njëfarë lloj statistike e imja personale. Do të jetë kjo ndeshje e imja e 11-të sa jam trajner i Prishtinës dhe të paktën nga këto t’i kem 10-fitore. Por, kuptohet, për dy skuadrat është ndeshje pa presion, por vetëm për statistika”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Arsim Thaqi.