Lajme

Java XXXIII: Feronikeli - Prishtina 1-0

Java XXXIII: Feronikeli - Prishtina 1-0

Bardhekaltrit sot dorëzuan titullin pa luftë!

Drenas, 19 maj 2019 - Prishtina është skuadra, ndër të paktat, që këtë edicion në 33 javë ka ka luajtur vetëm futboll. Por, kjo nuk mjaftoi, sidomos me paraqitjen e sotme. Nuk besojmë të ketë tifoz të Prishtinës e të mbaj në mend ndeshje më të dobët se sa sot. Feronikeli, sidomos fizikisht, nuk e la Prishtinën të merrte frymë. Nga minuta e parë e deri te ajo 86-të kur Prishtina pati tentimin e parë pas këndores nga djathta të Thaqit e topi që nuk e qëlloi mirë nga Dallku, përfundoi mbi traversë. Gjuajtja e dytë,  e fundit, jashtë portës, edhe pse ishte rast ideal, ishte e Jasharoskit në minutën e parë shtesë. Kaq bëri Prishtina sot. Shumë pak nga Prishtina. Shumë pak në një ndeshje që vendos titulli.

As Feronikeli nuk kishte ndonjë rast ideal, me gjithë tre tentimeve në pjesën e parë, kur Bekaj gabon e Fazliu provon befasinë (24’), Silva me gjuajtje të lehtë nga e djathta e priti Bekaj (37’) dhe një gjuajtje të plogësht jashtë të Rexhës pas kundërzbritjes (42’).

Dhe, kur pritej që Prishtina të ngjallej në pjesën e dytë, si zakonisht, pothuajse ndodhi krejt e kundërta. Hoxha i vendasve paralajmëroi golin në minutën e 68’ kur provoi portën pas një devijimi megjithëse Bekaj priti. Por, nuk e priti dhe mori gol shumë të lehtë në minutën fatale të 73-të nga gjuajtja prej pothuajse vijës anësore, aq larg ishte goli i shënuar nga Yll Hoxha.

Pas kësaj, Prishtina u lëshua përpara, por përveç dy gjuajtjeve jashtë portës të cekura në fillim të tekstit, nuk bëri asgjë.

Feronikeli luajti fortë, ashpër buzë së lejueshmërisë dhe zhagitjes për aq sa patën mundësi dhe sa ju duhej për ta ruajtur nën kontrollin e plotë të tyre ndeshjen.

Thjesht Prishtina sot dorëzoi titullin pa luftë duke dëshpëruar në maksimum, sidomos “Plisat” që në stadium kishin mbërri para se të mbërrinte ekipi.

Në përgjithësi ndeshja ishte korrekte me numër të paparë të shikuesve ndonjëherë në “Rexhep Rexhepi”.

Dhe, deri sa Feronikeli fitoi titullin e 3-të dhe FC Prishtina duke ua uruar titullin i dëshiron suksese në parakualifikueset e Ligës së kampionëve, ndersa Prishtina edhe në vitin e dytë rresht nuk e fiton ndeshjen përcaktuese dhe mbetët pa titull edhe pas gjashtë edicionesh dhe me mundësi reale që pas 4 vitesh rresht nuk do ta siguroj daljen në Evropë.

Java XXXIII

Feronikeli - Prishtina 1-0 (0-0)

Golashënues: Yll Hoxha 73’

Shikues: 5.000

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku, Mervan Bejtullahu, Besfort Kasumi

KV: A. Dabiqaj, A. Morina, J. Silva, K. Rexha

Pozita jashtë lojës: Frn 1-2 Pri

Kornerët: Frn 4-1 Pri

Gjuajtjet: Frn 5-2 Pri

Gjuajtjet në portë: Frn 4-0 Pri

Feronikeli: 93. Deniz Troshupa - 21. Përparim Islami, 33. Arbër Prekazi, 5. Lapidar Lladrovci /c/, 4. Albert Dabiqaj, 16. Albutrint Morina (6. Astrit Thaqi - 84’), 11. Jean Da Silva, 10. Astrit Fazliu (18. Artur Magani - 90’+4), 24. Kastriot Rexha (9. Mevlan Zeka - 80’). Kryetrajner: Zekerija Ramadani.

Prishtina: 12. Visar Bekaj - 2. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku /c/, 13. Abdul Bashiru - 5. Diar Miftaraj, 3. Jamal Arago (21. Argjend Mustafa - 56’), 18. Ergyn Ahmeti (19. Alen Jasharoski - 71’), 27. Marjo Morina (77. Mergim Pefqeli - 51’), 9. Basid Khalid. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Donat Hasanaj, Ahmet Haliti,  Lorik Boshnjaku. Kryetrajner: Mirel Josa.