Lajme

Java XXXIII: Prishtina – Drita

Java XXXIII: Prishtina – Drita

Prishtina nuk do ta fitoj titullin e 11-të veç nëse Drita e ka ditën e saj pas 15 vitesh!

Prishtinë, 19 maj 2018 – Prishtinës i duhen 2 gola epërsi për 3 pikë që pas 4 edicionesh të fitoj titullin e 11-të.

Më shumë më nuk ka çfarë flitet. Futbollistët janë të vetëdijshëm për finalen e cila e cakton titullin. Objektivat janë të qarta. Qyteti është pas tyre. Duhet futur në fushë për të dhënë dyqindpërqindtë  nga vetja. Thjesht, titulli duhet rikthyer në kryeqytet – Liga e kampionëve na pret!

Java XXXIII

Prishtina – Drita

E diel, 20 maj – ora 16:00

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarët caktohen para ndeshjes

Josa: “Ora” nuk vjen me fjalë, “ora” vjen duke zbatuar detyrat në fushë

“Finale e kampionatit, normalisht e donim me kushte tjera, në kushte më të mira për skuadrën tonë. Drita është skuadër që në bazë të klasifikimit është e favorizuar dhe luan për tre rezultate. Kjo nuk do të thotë gjë. Skuadra jonë, është te ne për të bërë çdo veprim mirë në mënyrë që të marrim gjërat mirë. Është e rëndësishme të kemi qetësi, sepse edhe ekipi i Dritës donë që neve të na godas, sepse e dimë që loja zgjat 90 minuta dhe nuk do të thotë që çdo gjë do të përfundoj brenda pjesës së parë siç është mentaliteti i disave. Duhet të kemi parasysh po ashtu që Drita jo më kot është në krye të klasifikimit. Por, ne në pesë ndeshjet e fundit kemi treguar karakter skuadra dhe këtë karakter ia kërkoj skuadrës edhe nesër. Normalisht, karakteri duhet shfaqur në dyluftime, në mënyrën se si ne do ta fitojmë topin dhe në qetësinë se si do të përfundojmë aksionin. E siç e thash më lartë, Drita nuk do të mendoj vetëm të mbrohet, por edhe do të sulmoj dhe duhet të jemi të kujdesshëm. “Ora” nuk vjen me fjalë, “ora” vjen duke zbatuar detyrat në fushë dhe duke qenë më të vendosur duke i luftuar dyluftimet në mesin e fushës.     

Përballjet pas luftës:

1999/00:
Prishtina – Drita 2:1 (1:0) Kushtrim Munishi 8’, Afrim Tovërlani 55’ – Emin Ismajli 48’
Drita - Prishtina 3:1 (0:0) Bekim Isufi 53’, Baki Bulliqi 70’, 77’ – Afrim Tovërlani 85’

2000/01:
Drita - Prishtina 0:0
Prishtina - Drita 0:0
Superkupa Prishtina – Drita 3:0 (1:0) Sheremet Isufi 30’, Milaim Humolli 51’, Bashkim Patoku 88’

2001/02:
Prishtina - Drita 0:2 (0:0) Bekim Isufi 60’, Meriton Berisha 90’
Drita - Prishtina 0:2 (0:1) Uliks Emra 14’, Xhevdet Llumnica 82’

2002/03:
Prishtina – Drita 1:2 (1:0) Xhevdet Llumnica 31’ – Selman Berisha 68’, 75’
Kupa ¼ Prishtina – Drita 2:1 (2:1) Arsim Plepolli 11’, Milaim Humolli 34’ – Faruk Nazifi 32’
Kupa ¼ Drita - Prishtina 1:1 (1:1) Xhevdet Muji 23’ – Besnik Kollari 13’
Drita - Prishtina 1:1 (1:1) Hysni Gjinovci 14’ – Xhevdet Llumnica 32’

2003/04:
Drita - Prishtina 0:0
Prishtina – Drita 3:1 (2:0) Bashkim Patoku 31’, 42’, Xhevdet Llumnica 86’ – Ismet Ramushi 53’

2004/05:
Drita – Prishtina 2:0 (1:0) Mentor Sijarina 44’, Ylber Aliu 54’
Prishtina – Drita 1:0 (0:0) Debatik Curri 65’

2007/08:
Prishtina – Drita 5:0 (2:0) Visar Berisha 25’, Ertan Hasan 27’, 50’, 63’, Enis Fetahu 68’
Drita - Prishtina 1:1 (0:0) Venhar Sermaxhaj 50’ – Visar Berisha 90’

2008/09:
Drita - Prishtina 0:2 (0:2) Berat Hyseni 13’, Isuf Llumnica 37’
Prishtina – Drita 3:0 (2:0) Berat Hyseni 30’, Agron Skeraj 43’, Enis Fetahu 51’

2011/12:
Prishtina – Drita 2:1 (0:0) Ardian Kozhani 60’, 78’ – Leonit Abazi 87’
Drita - Prishtina 0:3 (0:2) Driton Krasniqi 10’, Bajram Zuqaku 17’, Faton Zejnullahu 66’
Prishtina – Drita 2:0 (1:0) Liridon Latifi 30’, Azem Ahmeti 50’

2012/13:
Drita - Prishtina 1:1 (0:1) Ismet Caka 52’ – Florim Bërbatovci 19’
Prishtina – Drita 2:1 (1:0) AzemAhmeti 12’, Besnik Krasniqi 71’ – Betim Syla 55’
Prishtina – Drita 2:2 (1:1) Astrit Fazliu 29’, Besnik Krasniqi 68’ – Bujar Shabani 5’, Leonit Abazi 72’

2013/14:
Drita – Prishtina 1:1 (1:0) Leotrim Pajaziti 6’ – Shend Kelmendi 78’
Prishtina – Drita 0:0
Drita – Prishtina 1:1 (0:0) Blendin Gashi 90+2’ – Shkëmbim Salihu 49’

2014/15:
Prishtina – Drita 2:0 (1:0) Durim Gashi 25’, Florim Bërbatovci 71’
Drita – Prishtina 1:1 (0:0) Ismet Ramushi 86’ – Durim Gashi 70’
Prishtina – Drita 1:0 (0:0) Mentor Zhdrella 54’

2015/16:
Prishtina – Drita 1:1 (0:0) Daesung Park 70’ - Alban Shillova 53’
Drita – Prishtina 1:0 (0:0) Xhevdet Shabani 87’
Prishtina – Drita 3:2 (1:0) Labinot Osmani 34’, Kreshnik Lushtaku 54’, Petrit Osmani 62’ – Shqiprim Kelmendi 73’, Florim Berisha 80’
Kupa Finale: Drita – Prishtina 1:2 (1:0) Qendrim Sejdiu 30’ – Basit Abdul Khalid 70’, 76’

2016/17:
Drita – Prishtina 0:1 (0:0) Gauthier Mankenda 85’
Prishtina – Drita 0:1 (0:0) Leutrim Kryeziu 78’
Drita – Prishtina 1:3 (0:0) Alban Shillova 88’ – Basit Abdul Khalid 51’, 58’, 86’

2017/18:
Prishtina – Drita 0:1 (0:1) Xhevdet Shabani 32’
Drita – Prishtina 0:0