Lajme

Java XXXIII: Prishtina – Drita 0-0

Java XXXIII: Prishtina – Drita 0-0

Klika e FFK-s ia mohon edhe një titull Prishtinës!
FC Prishtina i uron titullin Dritës.

Pejë, 20 maj 2018 – Më kot sot shpresonin futbollistët, klubi, tifozët se do të luhej futboll dhe do të fitonte më i miri. Në skenar të organizuar të treshes së gjyqtarëve gjithçka ishte e pamundshme. Tendenca shihej nga minuta e parë, nga starti i Lecit në Mankendën kur futbollisti brutal i gjilanasve nuk u ndëshkua. Aty u pa që mysafirët mund të luanin ashpër e po provonin edhe prishtinasit këta do të ndëshkoheshin. Ndërsa mos dhënia penallti në Mankendën në minutën e 31-të ishte kapaku.

Të themi le t’ju brej ndërgjegjja nuk mund të themi, sepse të gjithë ata që e kanë kapur federatën nuk kanë ndërgjegje morale, lëre më sportive.

Para 4.000 shikuesve, edhe pse 1 orë me një lojtar më pak (Curri të kuq min. 32), Prishtina tregoi që është skuadër më e mirë duke provuar të sulmonte edhe pse nuk pati rast të qindpërqindtë për kundër dy të mysafirëve. Por, Prishtina duke treguar korrektësinë në organizim duke mos lejuar asnjë ekses, dinakërisht, edhe në lojën e fundit, ia dolën që edhe pas pesë edicionesh t’ia rrëmbejnë titullin.

Prishtina gjithmonë do të jetë në garë për titull – ndërsa rival gjithmonë do të ketë skuadra të ndryshme, varësisht se cila do t’ia lag e trash më shumë klikës së Vokrri & Co.

Java XXXIII:

Prishtina – Drita 0-0

Shikues: 4.000

Gjyqtarë: vetëm gjyqtarë nuk ishin!

KV: A. Dallku, P. Osmani, A. Bashiru – K. Rexhaj, V. Kuka, B. Shabani, E. Krasniqi

KK: D. Curri (min. 32), A. Dallku (min. 90)

Pozita jashtë lojës: Pri 0-5 Dri

Kornerët: Pri 4-1 Dri

Gjuajtjet totale: Pri 5-7 Dri

Gjuajtjet në kuadrat: 1-6 Dri

Prishtina (4-3-3):  12. Visar Bekaj – 88. Përparim Osmani, 4. Armend Dallku /c/, 6. Debatik Curri, 13. Abdul Bashiru – 20. Shqiprim Taipi, 3. Jamal Arago, 29. Drashko Bozhoviç – 17. Arbër Hoxha (66. Ergyn Ahmeti – 35’), 15. Gauthier Mankenda (9. Basit Abdul Khalid – 46’), 27. Ahmed Januzi (77. Mergim Pefqeli – 63’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Lorik Maxhuni, Agon Xhaka, Blend Baftiu. Kryetrajner: Mirel Josa.

Drita: 1. Leutrim Rexhepi – 62. Viktor Kuka, 4. Fidan Gerbeshi, 5. Ardian Limani /c/, 13. Liridon Leci, 25. Bujar Shabani, 18. Drilon Musaj,  7. Endri Krasniqi (19. Haxhi Neziraj - 74’), 10. Xhevdet Shabani,  88. Astrit Fazliu (11. Përparim Livoreka – 65’), 24. Kastriot Rexha (9. Leutrim Kryeziu – 90’+3).

Komenti:

Prishtina sot minimalisht priste gjykim korrekt, por kjo nuk ndodhi edhe siç duket futbollistët më me përvojë të Prishtinës më nuk i mbanin nervat dhe si pasojë u ndëshkuan edhe me kartonë të kuq (Curri 32’ e Dallku 90’). Realisht mysafirët patën në fillim të ndeshjes rast ideal, por ishte Bekaj që sot ishte i shkëlqyeshëm duke mos lejuar të pësonte.

Edhe iniciativë të lehtë kishin gjilanasit, e ku mos të kishin ku në çdo kontakt favorizoheshin. Deri te penalltia e paakorduar në Mankendën (31’) nuk kishte raste, e pastaj Curri ndërhyn jashtë vijave në Shabanin çka u ndëshkua me të kuq. Por, 2 javë më herët në pozita edhe më të rënda (Gjilani – Drita 1-1) nuk ishin ndëshkuar me të kuq rastet brutale të Lecit e Xh. Shabanit. 

 

Pjesën e dytë e kontrollonte Prishtina, por më nuk kishte fuqi, e 30 minutat e fundit më nuk kishte lojë përshkak zhegitjeve turpëruese të gjilanasve e ndërmjet së ndeshjes nga gjyqtari Tahiri kinse për sharje në korr të Plisave drejtuar kryetarit të federatës.

Prishtina për herë të dytë rresht e përfundon kampionatin si e dyta dhe edhe këtë edicion do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Evropës.