Lajme

Java XXXIII: Trepça ‘89 - Prishtina 2-1

Java XXXIII: Trepça ‘89 - Prishtina 2-1

Bardhekaltrit mendjen në finalen e Kupës

Mitrovicë, 26 korrik 2020 - Prishtina ka pësuar humbje prej 2:1 në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20. Prishtina me këtë humbje ka përfunduar e katërta në klasifikim. Zaten, prishtinasit sot me trup ishin në Mitrovicë, por me mendje në ndeshjen finale të Kupës me Ballkanin që zhvillohet të mërkurën. Sidomos, shpërqendrimi ishte i madh pas mësimit së rezultateve të ndeshjeve tjera. Me të parë që skuadra më ishte plotësisht jashtë objektivave në klasifikim dhe kapja e vendit të 2të apo 3të ishte e pamundshme, skuadra u ruajt në tërësi vetëm për ndeshjen e së mërkurës që mbetët shpresa e vetme për të dalë në Evropë.

Leonat Vitija

Visar Bekaj

Përndryshe duhet theksuar paraqitjen brilante të portierit Bekaj, e në veçanti tre futbollistëve, ardhmërisë së klubit, sulmuesit Dhurim Zhuri 17 vjeç, mbrojtësit të djathtë Erdin Dushi 17 vjeç dhe mbrojtësit të majtë, Ermal Vitija 19 vjeç.

Dhurim Zhuri

Golin e vetëm për Prishtinën dhe të parin me fanellën bardhealtër shënoi talenti, tani më titullari i padiskutueshëm, 19-vjeçari, Qendrim Zyba (62’).

Qendrim Zyba

Erdin Dushi

Golat për vendasit shënuan Arbnor Muja (80’) dhe Arb Manaj (85’).

Ndeshja u përcoll nga numër më i madh i të pranishmëve se që lejojnë rregulloret dhe në momente pati tensionime të mëdha, por për sigurinë u përcoll numër i madh i njësiteve policore. 

Ndeshje fundit të sezonit, Prishtina e zhvillon të mërkurën nga ora 17:45 kundër Ballkanit në kuadër të finales së Kupës. Fituesi i kësaj ndeshje do të përfaqësoj Kosovën në UEFA Europa Ligë.

Shpresojmë që do të mund të rikuperohen nga lëndimi Krasniqi, John dhe Bekaj si dhe nga të ftohurit,  Januzi, Miftaraj, Ahmeti, Haxho.

Java XXXIII

Trepça ’89 – Prishtina 2-1 (0-0)

Golat: Arbnor Muja 80’, Arb Manaj 85’ – Qendrim Zyba 62’

Gjyqtarë: Shpetim Murtezi (Gjl), Alban Ejupi (Pd), Elvis Bicaj (Is), Vigan Iberdemaj (Pe), Bardh Ajeti (Pd), Fatlum Jashari (Gjl)

KV: E. Vitija, Q. Zyba

Pozita jashtë lojës: T89 2-2 Pri

Kornerët: T89 2-1 Pri

Gjuajtjet totale: T89 14-2 Pri

Gjuajtjet në portë: T89 10-1 Pri

Trepça ’89: 1. Erkan Spahija – 6. Albert Kaqiku, 13. Valon Dedia, 14. Ardijan Muja, 17. Joe Jeanjacque, 8. Berat Ahmeti (23. Tarik Cmajcanin – 65’), 15. Muharrem Jashari /c/, 99. Robert Rrahmani (5. Bujar Pllana – 90’+3), 25. Arbnor Muja (3. Albion Pllana – 90’+5), 28. Milot Avdyli, 9. Arba Manaj. Kryetrajner: Shpetim Idrizi.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj (35. Eglant Haxho – 68’) – 17. Erdin Dushi, 23. Labinot Ibrahimi, 8. Ahmet Haliti (28. Leotrim Bekteshi – 55’), 21. Ermal Vitija – 7. Lorik Boshnjaku /c/ (2. Armend Thaqi – 70’), 4. Tun Bardhoku (20. Qendrim Zyba – 46’), 88. Ardit Hila – 11. Kreshnik Uka, 15. Gauethier Mankenda (23. Leotrim Abazi – 55’), 9. Dhurim Zhuri. Zëvendësues: Meriton Korenica, Oto John, Kryetrajner: Armend Dallku.