Lajme

Javë e  bardhekaltërve për t’u mbajtur në mend

Javë e bardhekaltërve për t’u mbajtur në mend

Përveç ekipit të parë, kanë fituar të gjitha kategoritë e reja

Prishtinë, 21 tetor, 2017 - Javë e jashtëzakonshme e FC Prishtina. Nuk ndodh shpesh të fitojnë të gjitha kategoritë e reja sikurse që ka ndodhur dje dhe sot me bardhekaltrit.

Ndërsa, fitorja e Prishtinës me Besën (4:0) ishte qershia mbi tortë pas pesë fitoreve të kategorive të reja.

Fitore të rëndësishme me përbërje të re kanë arritur U19 me KEK-un, kurse Prishtina U17 në Superligë ka shkatërruar Llapin si vendas. Fitore kanë arritur edhe tre grupmoshat tjera në Regjionin e Prishtinës.

Rezultatet e FC Prishtina në të gjitha kategoritë:

Superliga: Prishtina - Besa 4:0

Superliga U19: KEK-u - Prishtina 0:1

Superliga U17: Llapi - Prishtina 0:5

LRFP, U17: : “Elite Akademi” - Prishtina 0:2

LRFP, U15: : “Elite Akademi” - Prishtina 1:2

LRFP, U13: “Elite Akademi” - Prishtina 0:3