Lajme

Javë e suksesshme e kategorive të reja

Javë e suksesshme e kategorive të reja

Fitojnë U17 e Superligës dhe U13 e U15 të Prishtina “A”

Prishtinë, 8 maj, 2017 – Në fundjavë kanë zhvilluar ndeshjet e tyre kadetët në Superligë dhe Prishtina “A” në LRFP, kurse pushuan juniorët dhe Prishtina “B”.

Rezultatet:

Superliga - U17: Drenica – Prishtina 0:1

LRFP:
U17: Prishtina “A” – Besa (Lluzhan) 0:1
U15: Prishtina “A” – Besa (Lluzhan) 10:0
U13: Prishtina “A” – Besa (Lluzhan) 4:1

Kadetët fitojnë – mbajnë vendin e dytë

Fitore të vlefshme në javën e XVII të Superligës për U17 në udhëtim ka arritur Prishtina e prirë nga trajneri Fadil Berisha kundër Drenicës. Golin e vetëm e ka shënuar Riza Zhdrella në minutën e 16-të. Edhe përkundër fitores, megjithatë bardhekaltrit mbesin mbrapa liderit, Trepçës ‘89 me 44 pikë, kurse Prishtina e dyta me 35 dhe i treti Feronikeli me 31 pikë.
Për Prishtinën në këtë ndeshje luajtën: Ahmetaj, Leci, Statovci, Sermaxhaj, Zeqiri, Ferati, Shaqiri, Ramadani, Ahmeti, Gashi dhe Zhdrella si dhe Bajgora, Tahirsylaj e Murati.

Prishtina U13

Prishtina “A” dy fitore e një humbje

Prishtina “A” me tre kategoritë e saj është ndeshur me Besën e Lluzhanit.
U13 kanë fituar 4:1 me golat e Shefqetit, A. Sejdiut, Sheut dhe Sekiraqës, kurse golin e vetëm për llapjanët ka shënuar Maqastena. Trajneri Suaq Keçi luajti me këta lojtarë të rinj: Thaqi, Nuza, Zhugolli, Behrami,  A. Sejdiu, Shehu, Sekiraqa, Shefqeti, Kutllovci, D. Sejdiu, Çeku si dhe luajtën edhe Bardhoshi, Miftari, Gjini, Mustafa, Ajvazi.

Prishtina U13


Prishtina U15


U15 kanë arritur fitoren më të lartë prej 10:0. Të përzgjedhurit e trajnerit, Ali Osmani, janë të vetmit sëbashku me juniorët, që deri në fund mund të luftojnë për titulli kampioni. Golat kanë shënuar Krajkova (3), Morina (2), Islami (2), Leci, Mehija dhe Xheladini. Ndërsa luajtën: Sinani, Veselaj, Llumnica, Mustafa, Kamberi, Leci, Sejdiu, Gashi, Krajkova, Morina, Krasniqi. Luajtën edhe: Ahmeti, Xheladini, Pireva, Bajrami, Mehija, Beka dhe Islami.

U17 kanë pësuar humbje minimale 0:1 me golin e shënuar nga Shabani. Kategoria e kadetëve në Prishtinë garon me tre ekipe, ajo e Superligës, “A” dhe “B” dhe është e kuptueshme që në këtë grupmoshë grumbullimi më cilësor është tek ekipi i Superligës, ndërsa ato të LRFP-s janë në moshë edhe më të rinj. Trajneri Fadil Berisha kishte përzgjedhur për të luajtur: Rexhepi, Shabani, Bulliqi, Hoxha, Miftari, Jock, Shabani, Demiri, Kaçiu, Begolli, Vitija, si dhe luajtën edhe: Bajrami, Halili, Duriqi.

A.D.