Lajme

Juniorët: Feronikeli – Prishtina 3:5

Juniorët: Feronikeli – Prishtina 3:5

Het-trik i Arbër Hoxhës, shënuan edhe Kastriot Selmani e Blend Baftiu

Arbër Hoxha


Prishtinë, 27 prill, 2017 – Sot u zhvillua derbi i Superligës për U19 në Drenas, në fushën me bari sintetik ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, meqë rast fituan bardhekaltrit 3:5.Kastriot Selmani

Edhe pse Prishtina udhëhoqi në pjesëlojë 0:3, e pastaj edhe me 1:4, në fund ndeshja u mbyll 3:5, por as Prishtina nuk ishte dominuese e nuk luajti mirë përkundër fitores së lartë, por as vendasit nuk ishin aq të dobët sa të pësonin me këtë rezultat. Prishtina fitoi fal gabimeve të vendasve dhe kundërzbritjeve të sakta dhe veprimeve, të shumtën, individuale. Pra, loja assesi nuk kënaq, me gjithë fitoren shumë të rëndësishme për titull. Po ashtu, Prishtina tre golat i pësoi me gabime individuale dhe as portieri nuk e kishte ditën e tij. Feronikeli me këtë humbje thuajse përshëndetet nga lufta për titull dhe tash e tutje në garë mbesin Prishtina, Flamurtari dhe Hajvalia, e mbase edhe KEK-u. Blend Baftiu

Superliga – java XXIII

Feronikeli – Prishtina 3:5 (0:3)

Golat: Shpresim Zogu 58’, 70’, Donard Gjeli 87’ – Kastriot Selmani 14’, Arbër Hoxha 29’, 50’, 62’ (pen), Blend Baftiu 33’ (pen)

Gjyqtarë: Ilir Mehmeti (Kastriot), Fatmir Sekiraqa (Podujevë), Liridon Selmani (Podujevë)

KV: D. Prokshi, D. Leku – R. Gerbeshi

Feronikeli: Festim Morina – Shqipdon Morina (Donard Gjeli), Lorent Shala (Shpresim Zogu), Drin Lladrovci, Armend Isufi (Qendrim Rrusta), Diar Prokshi, Gentian Foniqi, Drilon Leku, Dorent Hajdari, Liridon Elshani, Ermal Krasniqi. Trajner: Milaim Istogu.

Prishtina: Ardit Nika – Jehon Stublla, Granit Jashari, Donat Hasani, Rilind Gerbeshi – Kenan Llugaliu, Rigon Kabashi (Heroid Avdiu), Blend Baftiu (Ferat Syla) – Kastriot Selmani, Arbër Hoxha (Bleron Sekiraqa), Liron Azemi. Zëvendësues: Laurit Behluli, Liridon Jashari, Leon Gashi, Arbër Kadriu. Trajner: Mentor Miftari.