Lajme

Juniorët mposhtin Lirinë – marrin kreun e tabelës

Juniorët mposhtin Lirinë – marrin kreun e tabelës

Kanë fituar edhe U17 të Superlig dhe U15 Prishtina “A”

Prishtinë, 15 maj, 2017 – Tre kategoritë e reja kryesore të FC Prishtina kanë fituar ndeshjet e tyre. Juniorët e Prishtinës, kadetët e Superligës dhe Pionierët “A” vazhdojnë me fitore.

Juniorët më në fund rrëmbejnë pozitën e parë që e meritojnë aq shumë dhe përkundër shumë të mallverzimeve nga të tjerët ia dalin që të jenë një pikë përpara Flamurtarit i cili sot ka humbur ndeshjen derbi me 2 Korrikun.

Të përzgjedhurit e trajnerëve, Mentor Miftari e Rabit Ahmetaj, të shtunën kanë mposhtur në derbi Lirinë vendase.

Fitore të lartë me lojë të pëlqyeshme dhe bindëse, kanë arritur edhe kadetët e Superligës. Të përzgjedhurit e trajnerit Fadil Berisha kanë mposhtur rivalët e Besës së Pejës 5:1.

Edhe pionierët “A” të prirë nga trajneri Ali Osmani kanë fituar kundër KEK-ut 4:1. Edhe grupi “B” i pionierëve po me trajnerin Ali Osmani kanë nxjerr rezultat pozitiv, duke luajtur baras kundër Besianës në Podujevë, 1:1.

Rezultatet:

Superliga, U19:

Liria – Prishtina 1:2

Golat: Zenel Gavazaj 52’ – Kastriot Selmani 23’, 28’

Për Prishtinën luajtën: Ardit Nika – Jehon Stublla, Donat Hasani, Dardan Sekiraqa, Rilind Gerbeshi – Granit Jashari, Rigon Kabashi, Atdhe Grajqevci, Blend Baftiu, Kastriot Selmani, Liron Azemi. Zëvendësues dhe luajtën edhe: Laurit Behluli, Arbër Kadriu, Heroid Avdiu, Ferat Syla, Bleon Sekiraqa. Trajner: Rabit Ahmetaj.

Superliga, U17:

Prishtina – Besa 5:1

Golat: Kujtim Fetahaj 25’, Bleon Shaqiri 37’, Riza Zhdrella 44’, Donart Dragusha 58’, Ramush Ramadani 60’ – Vetim Krasniqi 54’

Për Prishtinën luajtën: Dorant Ahmetaj (Alban Reka) – Getoart Leci, Egzon Statovci, Xheladin Zeqiri, Blend Murati (Donart Dragusha), Bleon Shaqiri, Ramush Ramadani, Jon Bajgora, Kujtim Fetahu, Riza Zhdrella, Lis Ahmeti (Festim Berisha).

Të gjitha fotografitë e ndeshjes së kadetëve mund t’i shihni në facebook, grupi zyrtar i Shkolla e futbollit FC Prishtina

https://www.facebook.com/pg/Shkolla-e-futbollit-FC-Prishtina-225660310892487/photos/?tab=album&album_id=716677098457470

LRFP, Grupi “A”
U17: KEK-u – Prishtina “A” 3:1
U15: KEK-u – Prishtina “A” 1:4
U13: KEK-u – Prishtina “A” 4:1

LRFP, Grupi “B”
U17: Besiana – Prishtina “B” 1:0
U15: Besiana – Prishtina “B” 1:1
U13: Besiana – Prishtina “B” 7:0