Lajme

Juniorët nisin mbarë pranverën – 2-0 mposhtin Drenicën

Juniorët nisin mbarë pranverën – 2-0 mposhtin Drenicën

Tre grupmoshat e grupit “A” mposhtin Feronikelin – grupi “B” pëson humbje

Prishtinë, 20 mars, 2017 – Të shtunën dhe të dielën janë zhvilluar ndeshjet e grupmoshave të reja, përveç kadetëve U17 në Superligë që nis garat në fundjavën e ardhshme.

Tre kategoritë e reja të grupit “A”, të shtunën në Drenas kanë mposhtur bashkëmoshanikët e tyre të Feronikelit. Kurse, të dielën, Feronikeli “B” me tre grupmoshat e reja ka mposhtur Prishtinën “B”.

U-13: Feronikeli “A” – Prishtina “A” 0:2
U-15: Feronikeli “A” – Prishtina “A” 0:11
U-17: Feronikeli “A” – Prishtina “A” 0:3 p.f. (vendasit nuk kanë ekip)
U-13: Feronikeli “B” – Prishtina “B” 3:0
U-15: Feronikeli “B” – Prishtina “B” 3:0
U-17: Feronikeli “B” – Prishtina “B” 4:2

Juniorët U19 me fitore i afrohen kreut

Të dielën në fushën ndihmëse të stadiumit “Agron Rama”, në Kastriot, Prishtina U19 ka mposhtur Drenicën U19, 2:0. Pas pjesës së parë të dominuar plotësisht nga bardhekaltrit dhe duke mos shfrytëzuar një mori rastesh, golat e fitores në pjesën e dytë, krejtësisht në fund të ndeshjes,  kanë shënuar zëvendësuesi, Ferat Syla (88’) dhe Rigon Kabashi (90’).

Me këtë fitore, Prishtina U19 e prirë nga trajneri Mentor Miftari, iu është afruar edhe më shumë liderit në klasifikim, KEK-ut që këtë javë ka pësuar humbje. Kurse, për Prishtinën u paraqitën pothuajse të gjithë futbollistët e rinj më të mirë të skuadrës dhe ku munguan vetëm Atdhe Grajqevci (ishte aktivizuar 90 minuta në ndeshjen e ekipit të parë me Dritën), portieri Ardit Nika me lëndim të lehtë dhe i riu Bleon Sekiraqa i cili po me e merr vetën nga lëndimi në ndeshjen e ekipit të parë kundër Drenicës (6:0).

Java XVI e Superligës së juniorëve U19

Prishtina – Drenica 2:0 (0:0)

Golat: Ferat Syla 88’, Rigon Kabashi 90’

Gjyqtarë: Shpëtim Hasani, Leutrim Azemi, Habib Murati (Gjl)

KV: A. Hoxha – I. Bekaj

Prishtina: Laurit Behluli – Donat Hasani (Jehon Stublla), Arbër Kadriu (Liron Azemi), Dardan Sekiraqa, Rilind Gërbeshi /c/, Granit Jashari, Rigon Kabashi, Blend Baftiu, Kastriot Selmani, Djellon Dragusha (Ferat Syla), Arbër Hoxha. Zëvendësues: Ardit Nika, Leon Gashi, Liridon Jashari, Heroid Avdiu.Trajner: Mentor Miftari.

Drenica: Ideal Bekaj – Gentrit Deliu (Gentrit Hasani), Diar Deliu, Arsim Hamza, Tahir Shaqiri, Visar Mulaj (Erion Musa), Drilon Mëziu, Rinor Tahiraj, Laurent Rrustemi (Anduen Xhema), Gentrit Paliqi, Besmir Malaj. Trajner: Shefqet Koci.

Drenica U19