Lajme

Juniorët pësojnë minimalisht në Vushtrri 1-0

Juniorët pësojnë minimalisht në Vushtrri 1-0

Prishtina “A” dy fitore me Sh.f. “Roni”. Tre humbje të Prishtina “B” me Sh.f.  “Arsenal”

Prishtinë, 27 mars, 2017 – Kategoritë e reja të Prishtinës kanë arritur rezultat të përgjysmuar duke arritur dy fitore dhe katër humbje.

Juniorët e Prishtinës U19, kanë pësuar humbje minimale ndaj Vushtrrisë si mysafire. Por, prishtinasit ishin maksimalisht të irrituar me gjykimin e gjyqtarit kryesor pothuajse amator.

Kurse, Prishtina “A” në kuadër të Lidhjes rajonale të Prishtinës me pionier dhe kadetët e saj ka mposhtur Sh.f. “Roni”, kurse ka pësuar me fatosa. Ndërsa Prishtina “B” ka pësuar tre humbje përball Sh.f. “Arsenal”.

Rezultatet:

Superliga - U19: Vushtrria – Prishtina 1:0

LRFP – Grupi “A”
U13: Prishtina “A” – Sh.f. “Roni” 0:2
U15: Prishtina “A” – Sh.f. “Roni” 4:0
U17: Prishtina “A” – Sh.f. “Roni” 4:1

LRFP – Grupi “B”
U13: Prishtina “B” – Sh.f. “Arsenal” 0:6
U15: Prishtina “B” – Sh.f. “Arsenal” 0:3
U17: Prishtina “B” – Sh.f. “Arsenal” 1:2.