Lajme

Ka filluar kampionati i grupmoshave

Ka filluar kampionati i grupmoshave

Tre fitore e dy humbje

Prishtinë, 11 shtator, 2017 – Në fundjavë ka filluar kampionati në të gjitha grupmoshat e reja. Siç dihet, FC Prishtina këtë edicion ka shuar grupet e dyta “B”. Ishte kjo si pasojë e mungesës së infrastrukturës, por edhe ngritjes së cilësisë duke grumbulluar talentet për t’ju përkushtuar më shumë punës me ta.

Grupi “A” me tre kategoritë e reja e ka zhvilluar javën e parë si mysafire e “Qendrës Sportive” Prishtina, ndeshje këto të zhvilluara në Milloshevë.

Fitore kanë arritur U17 e prirë nga trajneri Rabit Ahmetaj dhe U15 me trajnerin Ali Osmani. Ndërsa humbje pësoi U13.

U17: “QS” Prishtina – FC Prishtina 2:7
U15: “QS” Prishtina – FC Prishtina 2:9
U13: “QS” Prishtina – FC Prishtina 7:4

Fitore të thellë në fillim të kampionatit kanë shënuar edhe U17 e Superligës. Djemtë e prirë nga trajneri Rabit Ahmetaj, në ndeshjen e zhvilluar në fushën me bari artificial të “Top Football” të Mazgitit, kanë mposhtur Gjilanin me rezultat të thellë 5:0.

Kurse, U19, në kuadër të Superligës, kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi pas asaj me Gjilanin, tani janë mposhtur në Gjakovë nga Vëllaznimi 1:0.