Lajme

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i klubit, Bajram Tmava

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i klubit, Bajram Tmava

Avokati i njohur ka udhëhequr klubin në vitet e arta ’80-ta

Prishtinë, 27 nëntor 2018 – Sot ka ndërruar jetë ish-kryetari i KF Prishtina 1986-88 dhe anëtar i shumëvjeçar i udhëheqësisë së klubit në vitet më të arta të saj, avokati i njohur, Bajram Tmava. Tmava së bashku me Nazmi Mustafën, Sadik Vllasaliun, Mehmet Maliqin, Muharrem Ismajlin, Mexhid Syla, Xhevat Berisha, Xhevat Berisha etj, ka qenë ndër udhëheqësit e klubit në periudhën më të ndritur të saj – komplet vitet 80-ta. Atëherë kur ishte krijuar tamam Prishtinë me strukturë shumicë shqiptare dhe e kishin orientuar klubin në rrugë të drejt edhe kombëtare. Ishin më meritorët për të gjitha sukseset e klubit më të madh shqiptar në ish-Jugosllavi dhe u qëndronin pararojë plejadës së mrekullueshme të asaj gjenerate futbollistësh me çka u pat arrit qëllimi i inkuadrimit në Ligën e parë federative.

FC Prishtina, kryetari Remzi Ejupi, Bordi i FC Prishtina, futbollistët dhe të gjithë anëtarët e FC Prishtina do ta kujtojnë me krenari ish-kryetarin tonë, avokatin e nderuar, Bajram Tmava.

Familjes së ndjerit Tmava u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Qoftë i pa harruar kujtimi për të!

Varrimi bëhet të mërkurën nga ora 15:00 në fshatin Mazgit.