Lajme

Kanë nisur përgatitjet

Kanë nisur përgatitjet

Kanë nisur përgatitjet

Si rrallëherë të gjithë futbollistët e pranishëm – nuk ka lëndime

Prishtinë, 7 janar 2019 – Sot ka nisur faza përgatitore. Skuadra është grumbulluar në stadiumin e 2 Korrikut, ndërsa filloi me seancë stërvitore në fushën ndihmëse të mbyllur të 2 Korrikut.

Kurse si rrallëherë nuk ka munguar asnjë futbollistë – të gjithë kanë qenë prezent. Po ashtu skuadra nuk ka probleme as me lëndime.

Përndryshe për momentin nuk ka asnjë lëvizje megjithëse deri më 31 janar është i hapur afati kalimtar. Deri më tani është liruar vetëm Leonat Vitija i cili ishte i huazuar në KEK, por me kontratë me Prishtinën dhe tani është futbollist i lirë.