Lajme

Kanë nisur përgatitjet për Evropë

Kanë nisur përgatitjet për Evropë

Pothuajse asnjë mungesë në stërvitje

Prishtinë, 5 qershor 2019 - Nën urdhrat e shtabit teknik të prirë nga kryetrajneri Josa, sot ka nisur faza përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare që nisin më 27 qershor.

Në seancën e parë pothuajse nuk pati asnjë mungesë, përveç Morinës, ndërsa nuk punuan Khalid e Zyba që me rekomandim të doktorëve do të pushojnë edhe disa ditë, kurse në grumbullim me Përfaqësuese është portieri Bekaj dhe Hasanaj.

Kurse, sulmuesi Alen Jasharoski dhe mesfushori Jamal Arago iu kanë skaduar kontratat dhe janë futbollistë të lirë, meqë rast FC Prishtina i falënderon publikisht për bashkëpunimin dhe u uron sukses në vazhdim të karrierës.

Ndërsa nga nesër futbollistët do të punojnë dy herë në ditë në fushën e 2 Korrikut.