Lajme

Kanë nisur përgatitjet

Kanë nisur përgatitjet

Skuadra vazhdon të stërvitet në fushën e 2 Korrikut

Prishtinë, 15 korrik 2019 - Sot zyrtarisht skuadra ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të kampionatit 2019/20.

Me gjithë mungesën e katër futbollistëve që kthehen pas dy ditëve nga pushimi, për shkak disa futbollistëve në prova, skuadra ishte e tejmbushur me futbollistë.

Në grumbullim është rikthyer edhe sulmuesi i krahut i kthyer nga huazimi nga Liria, Liridon Fetahaj dhe nga Sllovenia është rikthyer futbollisti i Shkollës së futbollit të Prishtinës, mesfushori Jon Bajgora.

Ndërsa të gjithë futbollistët pothuajse ishin në gjendje të mirë fizike, përveç Khalid që nuk stërvitet fare, kurse Shillova do të merr ende pak kohë deri në rikthimin e tij të plotë.

Skuadra do të rikthehet më intensivisht me punën që nga nesër në stërvitjen e paradites.