Lajme

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku “Mjeshtër sporti” në Ukrainë

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku “Mjeshtër sporti” në Ukrainë

Emri i kapitenit tonë ende jehon dhe çmohet në Ukrainë

Prishtinë, 13 dhjetor, 2016 – Ish-kapiteni i Vorskla Poltavës së Ukrainës, tani kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, ende çmohet në shtetin e Ukrainës. Kapiteni i skuadrës ukrainase, skuadër kjo me të cilën Dallku, Curri dhe Januzi, kishin hyrë në histori të klubit si fitues të Kupës së Ukrainës dhe pjesëmarrës në garat e UEFA Europa Ligë, ka bërë që shteti i Ukrainës ta nderoj me çmimin, “Mjeshtër i sportit”.

Ky çmim, nuk e nderon, pa dyshim, vetëm futbollistin tonë, por edhe punën e që bëhet në futbollin tonë vendor nga edhe ka dal si produkt, një emër i tillë, reprezentues ndërkombëtar me Kombëtaren e Shqipërisë.

Armend Dallku ka edhe një qëllim në karrierën e tij prej futbollisti, të shpallë për herë të dytë kampione Prishtinën, pasi që herën e parë ishte shpall në edicionin, 2003/04 dhe me Prishtinën të hyjë në histori, sikurse edhe me Vorsklan, të dal në arenën ndërkombëtare për herë të dytë në histori të klubit, por për herë të parë si klub i shtetit të pavarur të Kosovës.