Lajme

Katër futbollistë me Kosovën U19

Katër futbollistë me Kosovën U19

Djemtë e Prishtinës denjësisht përfaqësojnë klubin

Prishtinë, 18 shkurt 2020 - Përfaqësuesja e Kosovës U19 që po merr pjesë në turneun internacional “Roma Caput Mundi” në Romë, ka në mesin e saj edhe katër futbollistë të Prishtinës. Portieri Fatos Sinani,  Erdin Dushi (14), Dhurim Zhuri (19) dhe Gentrit Talla, denjësisht janë duke e përfaqësuar klubin tonë. Në dy ndeshjet e deritashme kanë mposhtur skuadrën italiane, Frosinone dhe sot përfaqësuesen e Greqisë.