Lajme

Katër futbollistë të Prishtinën fitojnë turneun me Kosovën U19

Katër futbollistë të Prishtinën fitojnë turneun me Kosovën U19

Kosova ma e mirë se Greqia, Moldavia, Lazio e Frosinone

Prishtinë, 21 shkurt 2020 - Përfaqësuesja e Kosovës U19 me ish-kryetrajnerin e Prishtinës, Ramiz Krasniqi dhe katër futbollistë junior bardhekaltër, Fatos Sinani,  Erdin Dushi, Dhurim Zhuri dhe Gentrit Talla, denjësisht kanë përfaqësuar klubin tonë duke fituar turneun internacional të zhvilluar në kryeqytetin italian, Romë, “Roma Caput Mundi”.