Lajme

Katër futbollistë U19 të ftuar nga Kosova

Katër futbollistë U19 të ftuar nga Kosova

Pjesë e ekipit përfaqësues në turneun e Romës në Itali

Prishtinë, 12 shkurt 2020 – Përfaqësuesja e Kosovës U19 me ish-trajnerin e Prishtinës, Ramiz Krasniqi, ka ftuar katër futbollistë të Prishtinës për turneun tradicional në Romë të Italisë “Roma Caput Mundi” që zhvillohet nga 16 shkurt deri më 21 shkurt.

Të ftuarit nga U19 të Prishtinës janë portieri Fatos Sinani, Gentrit Talla dhe Erdin Dushi e Dhurim Zhuri – këta dy të fundit nga stinori pranveror kanë kaluar edhe në ekipin e parë të Prishtinës.

FC Prishtina iu dëshiron sukses dhe të ndjekin rrugën e ish-të futbollistëve të rinj të skuadrës të grumbulluar në Përfaqësuese, si Edon Zhegrova, Agim Zeka, Emir Sahiti, Malsor Ajeti etj, e deri të i fundit, talenti i skuadrës, Qendrim Zyba.