Lajme

Katërshja zvicerane gjykon ndeshjen

Katërshja zvicerane gjykon ndeshjen

Prishtina – Fola zhvillohet të enjten 19:00

Prishtinë, 16 korrik 2018 – Janë caktuar gjyqtarët e ndeshjes kthyese të raundit të parë UEL ndërmjet Prishtinës dhe Fola të Luksemburgut.

Ndeshjen do ta gjykoj katërshja e gjyqtarëve nga Zvicra të prirë nga Urs Schnyder, Jan Kobeli, Efe Kurnazca dhe Alain Bieri. Ndërsa delegat i ndeshjes është danezi, Steen Michael Dahrup.

Ndeshja e parë është mbyllu pa gola, 0:0 dhe Prishtinën në raundin e dytë kundër Genkut e kualifikon vetëm fitorja, ndërsa çdo barazim tjetër, përveç 0:0 që e dërgon në vazhdime, e eliminon nga kualifikimet.