Lajme

Kërkesë për miqësore nga klubi i madh italian Genoa

Kërkesë për miqësore nga klubi i madh italian Genoa

Kërkesa është që ndeshja të zhvillohet me 5 ose 6 gusht në Prishtinë

Prishtinë, 26 korrik, 2017 - Klubi i madh italian, Genoa CFC, ka shprehur gatishmëri që ta zhvillojë një ndeshje miqësore me FC Prishtinën. Përmes një shkrese dërguar kryetarit tonë, Remzi Ejupit, Genoa CFC ka shpreh gatishmërinë për të zbarkuar në Prishtinë për ta zhvilluar një miqësore me skuadrën tonë më datë 5 ose 6 gusht. Me këtë rast, FC Prishtina ndihet e nderuar dhe shumë e respektuar nga klubi i famshëm italian, nëntë herë kampione e Italisë. Sigurisht se Bordi i FC Prishtinës do ta shqyrtojë këtë kërkesë të italianëve dhe brenda javës do t’i kthejë përgjigje.