Lajme

Këtë javë nuk ka ndeshje

Këtë javë nuk ka ndeshje

Pastaj tre ndeshje të ngjeshura në dy javë

Prishtinë, 8 nëntor, 2017 – Këtë fundjavë nuk ka ndeshje kampionale në Superligë përshkak ndeshjeve të Përfaqësueses “A” të Kosovës dhe asaj U21. Andaj ndeshjet e javës XV zhvillohen në fundjavën tjetër, respektivisht të premten më 17 nëntor dhe të shtunën më 18 tetor, ndërsa të dielën më 19 nëntor nuk ka ndeshje përshkak zgjedhjeve komunale. Pra, Prishtina e pret Drenicën në Drenas të premten më 17 nëntor.

Kurse të enjten më 23 nëntor udhëton në Gjilan për t’u ndeshur me Vllazninë e Pozharanit. Kurse, derbi me Gjilanin zhvillohet në Drenas të hënën më 27 nëntor.

Pas këtyre tre javëve, Federata do të provoj të zhvilloj edhe dy xhiro tjera pa pyetur apo konsultuar fare klubet. Njëkohësisht edhe ndeshja e rrethit të tretë e Kupës (Flamurtari – Prishtina) planifikohet të zhvillohet në mesjavë, 5 dhe 6 dhjetor.

Ndeshjet e Prishtinës:

Java XV: Prishtina – Drenica, e premte 17 nëntor (ora 13:00)
Java XVI: Vllaznia – Prishtina, e enjte 23 nëntor (ora 13:00)
Java XVII: Prishtina – Gjilani, e hënë 27 nëntor (ora 13:00)
Rrethi i tretë i Kupës: Flamurtari – Prishtina, 5/6 dhjetor (ora 12:30)
Java XVIII: Feronikeli – Prishtina, nuk është caktuar orari
Java XIX: Prishtina – Llapi, nuk është caktuar orari